Politika 2026-04-20 10:52:00 Nga VNA

Berisha sfidon Ramën për dëshmi në GJKKO: “Eja në gjykatë ose në studio, përballja e shekullit”

Ndaje në Whatsapp
Berisha sfidon Ramën për dëshmi në GJKKO: “Eja në

Kreu i PD Sali Berisha, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama që të paraqitet për të dëshmuar në GJKKO lidhur me dosjen “Partizani”.

Në një deklaratë për mediat nga jashtë SPAK, Berisha e cilësoi përballjen si “përballja e shekullit”, duke akuzuar Ramën për korrupsion dhe duke e ftuar publikisht të dalë përballë tij, qoftë në sallën e gjyqit apo edhe në një studio televizive.

“E ftoj të bëhet burrë dhe të vijë në gjykatë, ose nëse s’ia mban, të zgjedhë një studio televizive. Do të vijë si delinkuent në sallën e gjyqit”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi gjithashtu Taulant Ballën si “autor të parë të trillimit” të çështjes “Partizani”, duke shtuar se ai pritet të jetë dëshmitari i parë në procesin gjyqësor. Sipas Berishës, pretendimet e Ballës përbëjnë një nga shpifjet më të ulëta.

" “Taulant Balla është autori i shpifjes, i trillimit sipas të cilit Sali Berisha i ka dhënë tokë të shpronësuar nga autoritetet pushtuese italiane gjatë luftës së II Botërore, dhëndrit të tij.
Rama dhe vartësit e tij kanë 40 firma me të cilat kanë ndryshuar destinacionin e terrenit nga klub sportiv në zonë urbane."

Berisha tha  se protestat e opozitës do të vijojnë e do të jenë edhe më të fuqishme. Ai ka lëshuar akuza në drejtim të policisë ku tha se u rreziku shëndetin e protestuesve me bombolat e sprait që përdori në protestë, pasi ato përmbanin okside metalesh të rrezikshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news