Politika 2026-05-03 09:56:00 Nga VNA

Ngec votimi në PD Korçë, përplasje për listat dhe akuza për manipulim, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

Ndaje në Whatsapp
Ngec votimi në PD Korçë, përplasje për listat dhe

Procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të degës së Partisë Demokratike në Korçë ka nisur me probleme që në orët e para të mëngjesit, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të procesit.

Përplasjet janë shënuar për listat e anëtarëve me të drejtë vote, ndërsa janë ngritur akuza për manipulim dhe përpjekje për përcaktimin paraprak të fituesit.

Në garë për drejtimin e PD-së dega Korçë ishin Irvin Bode dhe Harito Zoto.

Për shkak të tensioneve dhe kundërshtimeve mbi listat, procesi i votimit është ndërprerë dhe anëtarët e komisionit kanë marrë kutitë e votimit, duke u larguar nga ambientet ku po zhvillohej procesi.

Si pasojë, dega e PD-së në Korçë nuk ka mundur të realizojë zgjedhjen e kryetarit të ri. Tashmë pritet një vendim nga selia qendrore e Partisë Demokratike për hapat e mëtejshëm dhe mënyrën se si do të zgjidhet ngërçi i krijuar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news