Politika 2026-03-14 12:41:00 Nga VNA

“Mamica” rikthehet me buzëqeshje për Ditën e Verës. Mesazhi i koduar për Skënderbeun

Ndaje në Whatsapp
“Mamica” rikthehet me buzëqeshje për Ditën e

Elisa Spiropali i është rikthyer jetës publike me një postim për Ditën e Verës. E buzëqeshur dhe me djalin në krah, ajo uron për festën me një fjali inkurajuese: “Çdo ditë përpara.”

Ish-ministrja e Jashtme ishte ditët e fundit në qendër të debatit politik pas mungesës së saj në votimin për imunitetin e Belinda Ballukut. Edhe më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ajo kishte refuzuar të mbështeste vendimin politik të kryetarit Edi Rama për mbrojtjen e Belinda Ballukut.

Ky rebelim duket se i ka kushtuar rëndë “Mamicës” të cilën jo më larg se dje “Skënderbeu” e injoroi, duke ia lënë përgjegjësinë për mungesën e saj Taulant Ballës.

Me gjasë, rebelimi i përkohshëm i zonjës Spiropali është një qejfmbetje me Edi Ramën, për shkak se ai e largoi më shpejt sesa e emëroi në Ministrinë e Jashtme.

Betejat e brendshme të mazhorancës tashmë kanë nxjerrë kokën qartas dhe publikisht. Dhe kush mendon se Elisa apo të ngjashëm me të rebelohen për parime, apo se janë në mbrojtje të SPAK, thjesht nxitohen.

Spiropali dhe të tjerë të ngjashëm me të nuk kanë asgjë parimore në “rebelimet” e tyre ndaj Edi Ramës. Nëse ky i fundit do t’i thërrasë për t’u ofruar thërrimet e mbetura të pushtetit të PS, ata do të jenë të parët që do t’i rrëmbejnë dhe përtypin pa bërë naze dhe me servilizmin e zakonshëm.

Kjo është pak, por e sigurt, historia e të mërziturve me Edi Ramën, të cilët ai i injoron dhe i përfill sipas interesave të momentit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news