Politika 2026-04-09 11:16:00 Nga VNA

Korreshi nuk i ndahet Evis Salës: E di ajo që është ministre? Thojini që i kaloi rroga

Ndaje në Whatsapp

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala mungoi në seancën e sotme plenare, edhe pse sektori i saj është kritik dhe deputetët kanë vazhdimisht pyetje për të.

4 interpelanca e presim, por ajo nuk shfaqet, sic thotë Peleshi, do të realizohen në të ardhmen.

 

Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi tha se pacientët në spitale përballen me peripeci të ndryshme dhe askush s’mban përgjegjësi. Në fund, deputeti kërkoi me ironi që të paktën ta njoftojnë që rroga ka kaluar.

 

“A është mirë ajo se duhet pyetur nga shëndeti se mirë interpelancat tona s’i keni futur në tenxhere për t’u zier? E di ajo që është ministre apo s’e di se nuk braktiset Kuvendi kështu? Nuk pret sëmundja siç thotë ministrja, në fund të vitit, brenda këtij viti, nuk pret. Nëse s’e dini ku është, ta kërkojmë rrugëve të Tiranës. Ilaçet s’e dinte, çfarë pune bën kjo? Se për të marrë urgjencën, i bie 127 lidhem me Tiranën dhe ai kismet kur të lidhet me Lushnjën.

 

Nuk doja ta provoja te robtë e shtëpisë, por thojini ministres se ç’ndodh në spitalet shqiptare se nuk e ka idenë çfarë kalojnë pacientët. A e dini që s’ka as pambuk në Lushnje, as dorashka? Të vijë e ta shohë ç’ndodh! Kush mban përgjegjësi? Zhvendoset spitali e s’del leja e ndërtimit? Pse duhet t’i trajtojmë njerëzit si stallë derrash? Njoftojeni të paktën për rrogën që ka kaluar”,-tha Korreshi.

Korreshi nuk i ndahet Evis Salës: E di ajo që është

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news