Politika 2025-12-19 09:27:00 Nga VNA

Komisioni i Etikës shqyrton kërkesën e PS për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të PD

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i Etikës shqyrton kërkesën e PS për masa

Komisioni i Etikës është mbledhur për të shqyrtuar kërkesat e paraqitura nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike, pas incidenteve të ndodhura një ditë më parë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë deputetët për të cilët kërkohet përjashtimi.

Mazhoranca ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar këtë kërkesë, duke pretenduar se po përjashtohen pa të drejtë dhe duke kërkuar transparencë.

Deputeti Saimir Korreshi deklaroi se mbledhja duhet të jetë e hapur për publikun. “Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që provat të na vihen në dispozicion dhe të jenë publike”, u shpreh ai.

Sipas kërkesës zyrtare të depozituar nga Grupi Parlamentar i PS-së, veprimet e deputetëve të PD-së gjatë seancës plenare janë cilësuar si të mirëorganizuara dhe të koordinuara, duke cenuar zhvillimin normal të punimeve parlamentare.

Për deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet përjashtim 60-ditor nga aktivitetet parlamentare, me argumentin se kanë futur dhe përdorur mjete piroteknike dhe tymuese në sallën e Kuvendit. Po ashtu, ndaj deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu, të përjashtuar edhe gjatë seancës plenare për shkak të kaosit dhe gjuhës joparlamentare, kërkohet përjashtim 60 ditë.

Për deputeten Elda Hoti kërkohet përjashtim 30-ditor, pasi akuzohet se ka dëmtuar pajisjet e Kuvendit duke shkulur mikrofonët dhe ka goditur punonjës të Gardës. Me 30 ditë përjashtim kërkohet edhe për Gazment Bardhin dhe Sali Berishën, për të cilët mazhoranca pretendon se kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe kanë thyer Kodin e Sjelljes përmes gjuhës së përdorur.

Ndërkohë, PS ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë të deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi, si dhe të deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti, me argumentin se kanë penguar zhvillimin e seancës parlamentare, kanë shkaktuar kaos dhe kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Gardës.

Komisioni i Etikës pritet të vendosë në vijim lidhur me masat disiplinore të kërkuara, mes tensioneve dhe përplasjeve politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Video

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:30. Balluku është marrë e pandehur për shkelje të dyshuara në procedurat e prokurimit, që lidhen me tenderin e Tunelit të Llogarasë si dhe me 7 lotet e projektit të Unazës së Madhe. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:30. Balluku është marrë e pandehur për shkelje të dyshuara në procedurat e prokurimit, që lidhen me tenderin e Tunelit të Llogarasë si dhe me 7 lotet e projektit të Unazës së Madhe. https://www.vna.al/politika/keshilli-i-mandateve-shqyrton-sot-kerkesen-e-spak-per-heqjen-e-mandatit-i18059

Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, dhe dy prokurorët Dorina Bejko e Dritan Prençi sapo dolën nga Prokuroria e Posaçme dhe u drejtuan për në Këshillin e Mandateve, ku kanë kërkuar leje për të arrestuar zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Belinda Balluku teksa hyn në Kryeministri ku do të zhvillohet mbledhja e qeverisë. Ndërkohë në Këshillin e Mandateve do të diskutohet kërkesa e SPAK për leje për ta arrestuar. https://www.vna.al/politika/spak-kerkon-arrestimin-e-ballukut-zvkryeministrja-nuk-do-te-marre-pjese-i18063

Përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Mundësia janë mbledhur në jashtë Kryesisë së Kuvendit me pankarta në duar. Situata është shoqëruar me tensione brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku kryetari i Mundësia, Agron Shehaj, ka protestuar pas derës ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve. https://www.vna.al/politika/shehaj-proteste-tenaione-brenda-ambienteve-te-kryesise-i18064

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news