Politika 2025-10-12 12:36:00 Nga VNA

Gjykatësi vritet në sallën e gjyqi, ministrja e rendit dhe drejtori policisë marrin masa për monopatinat elektrike

Ndaje në Whatsapp
Gjykatësi vritet në sallën e gjyqi, ministrja e rendit dhe

Në javën kur tronditja për vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit ende nuk është shuar dhe policia përballet me kritika për mungesë kontrolli dhe reagimi, ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi takimin e saj të parë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në përfundim të takimit, Koçiu deklaroi se një nga shqetësimet e saj kryesore është përdorimi i monopatinave elektrike, të cilat, sipas saj, përbëjnë “rrezik për të miturit, të moshuarit dhe sigurinë publike”. Edhe Proda raportoi se janë regjistruar 991 raste aksidentesh me këto mjete, duke përfshirë edhe disa fatalitete.

Në një polici që nuk arrin të ndalojë kriminelët e armatosur, që nuk arrin të mbrojë institucionet ligjvënëse por numëron me përpikmëri monopatinat, drejtori i saj, Ilir Proda, duket më i përgatitur për inspektime në trotuar sesa për operacione në terren. E nëse ministrja e re e Brendshme në këtë situatë flet për rrezikun e monopatinave duket me serioze kur shkarkon zv ministrin e brendshëm se ka tymosur cigare në një ambjent të mbyllur. Një tablo perfekte e “rendit të ri”, ku tymi dhe rrotat e patinave duken si kërcënimet më të mëdha për sigurinë publike.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news