Politika 2026-01-20 14:18:00 Nga VNA

Flamur Noka: Byroja e Kuvendit shtyu përjashtimin e opozitës deri në mars, parlamentarizmi është marrë peng

Ndaje në Whatsapp
Flamur Noka: Byroja e Kuvendit shtyu përjashtimin e opozitës deri

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaroi se Byroja e Kuvendit ka shtyrë vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga 30 ditë në një afat që shkon deri në muajin mars, një veprim që sipas tij është në kundërshtim me rregulloren parlamentare.

Në një komunikim për gazetarët, Noka u shpreh se mazhoranca ka zgjedhur të ndëshkojë opozitën, në vend që të marrë masa ndaj zyrtarëve të përfshirë në skandale. “Në vend që të merren masa për Ballukun e Kërçanajn, përjashtohet opozita”, tha ai.

Sipas Nokës, kryeministri Edi Rama synon të mbajë nën kontroll Parlamentin. “Edi Rama kërkon të marrë peng parlamentin. Ai nuk pranon t’i dorëzojë drejtësisë Belindën, Lindën e AKSHI-t, Gysin dhe bandën e hajdutëve që e rrethojnë, sepse e di që gjithçka shkon tek ai. Në vend që të përjashtojë Belindën, përjashton opozitën. Sot shqiptarët kanë mundësinë të shohin se në Shqipëri parlamentarizmi është marrë peng”, u shpreh deputeti demokrat.

Ai theksoi se fillimisht ishte njoftuar një përjashtim 30-ditor, por më pas afati është zgjatur në mënyrë arbitrare. “U nis përjashtimi për 30 ditë, tani afati shtyhet në kundërshtim me çdo rregullore, deri në mars. Pra u tha një muaj, tani po e çojnë tre muaj. Gjashtë deputetë të opozitës janë përjashtuar deri në fillim të marsit”, deklaroi Noka.

Sipas tij, përjashtimi nis nga data 23 dhjetor dhe përfundon rreth datës 3 mars. Në këtë kontekst, Noka theksoi se opozita nuk e njeh vendimin. “Ne nuk njohim asnjë vendim të institucioneve të kapura nga kartelet dhe korrupsioni”, tha ai.

Deputeti demokrat e cilësoi vendimin si “të turpshëm” dhe paralajmëroi se do ta çojnë çështjen në Gjykatën Administrative.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news