Politika 2026-01-20 12:48:00 Nga VNA

Vëllezërit Prekaj në kërkim për milionat e call center-ave. Aksioni i BKH dhe heshtja shurdhuese e opozitës

Ndaje në Whatsapp
Vëllezërit Prekaj në kërkim për milionat e call

Arjan, Agim dhe Alfred Prekaj, tre vëllezër nga Tropoja, janë shpallur në kërkim si të dyshuar për organizimin e një rrjeti call center-ash, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit kanë ushtruar kontrolle në të paktën 28 objekte në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Ndërhyrja e hetuesve më 16 janar nuk ka qenë e papritur për personat nën hetim. Nga veprimet paraprake të BKH-së ka rezultuar se organizatorët e kësaj veprimtarie kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me persona të vendosur jashtë godinave dhe disa perimetra vëzhgimi, të cilët monitoronin çdo lëvizje përreth. Për këta persona po kryhen aktualisht verifikime të posaçme.

Burime pranë hetimit sqarojnë se nuk ka pasur dekonspirim nga ana e BKH-së apo institucioneve të tjera. Përkundrazi, nëse do të kishte rrjedhje informacioni, personat nën hetim do të kishin marrë masa më të thella dhe nuk do të kishin vijuar aktivitetin në mënyrë kaq të ekspozuar. Po ashtu, është e sigurt se BKH ka kryer të gjitha verifikimet që nga momenti i regjistrimit të procedimit dhe është e pamundur që largimi i personave në kërkim të ketë ndodhur vetëm pak orë përpara ndërhyrjes.

Raportimet nga terreni flasin për persona që qëndronin vazhdimisht jashtë ambienteve të call center-ave gjatë periudhës së vëzhgimit nga hetuesit e BKH-së. Një element domethënës është fakti se vëllezërit Prekaj kanë pasur më herët call center shumë pranë SPAK, në zonën e “Momus”, çka forcon dyshimet se ata mund të kenë qenë në dijeni të pranisë së hetuesve gjatë ditëve të vëzhgimit dhe jo për shkak të një aksioni të dekonspiruar.

Sipas të dhënave hetimore, Alfred Prekaj rezulton pronar i disa kompanive call center, mes tyre Ballkanspro, e regjistruar në vitin 2021. Burime pranë hetimit dyshojnë se qarkullimi financiar i kësaj veprimtarie arrin në 10–12 milionë euro në muaj, shifra që e ngre çështjen në një nivel të rëndë kriminal dhe financiar.

Hetimi u nxit edhe pas një investigimi të emisionit italian “Le Iene”. Megjithatë, pavarësisht përmasës së aferës dhe vlerave të dyshuara financiare, reagimi i opozitës shqiptare ka qenë thuajse inekzistent.

Në mënyrë të pazakontë, Sali Berisha, i njohur për përmendjen publike të çdo aksioni, emri apo hetimi që lidhet me qeverinë apo institucionet e drejtësisë, nuk ka përmendur asnjë prej vëllezërve Prekaj, duke e anashkaluar të gjithë operacionin. Kjo heshtje bie në sy edhe më shumë për shkak të lidhjeve të njohura të interesave financiare mes vëllezërve Prekaj dhe ish-drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët sot janë rreshtuar politikisht në krahun e Berishës.

Persona pranë tij kanë tentuar ta relativizojnë çështjen, duke deklaruar se vëllezërit Prekaj janë thjesht “të punësuar” dhe se pronarët e vërtetë të call center-ave ende nuk janë zbuluar. Por është e vështirë të besohet se të punësuar në call center qarkullojnë me Ferrari apo zotërojnë mijëra metra katrorë në kullat më të shtrenjta të Tiranës, ndërkohë që flitet për qarkullime mujore dhjetëra milionë euro.

Në këtë kontekst, bëhet gjithnjë e më e dukshme një lloj “amnistie politike” që opozita dhe vetë Sali Berisha duket se u ofrojnë vëllezërve Prekaj, për arsye që lidhen me interesa dhe aleanca financiare, të cilat vështirë se fshihen në një realitet ku paratë, pushteti dhe heshtja ndërthuren hapur.

Video

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Ish kreu Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati. Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. https://www.vna.al/kronika/ish-kryebashkiaku-i-kavajes-elvis-roshi-paraqitet-ne-prokurorine-e-posac-i19092

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në festimet për Ditën e Epifanisë Ortodokse më 19 janar, një ditë që përkujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Sipas traditës ortodokse ruse, besimtarët duhet të zhytën tre herë nën ujë, duke simbolizuar Trinisë së Shenjtë. Festimet u zhvilluan në ambiente të hapura me temperatura të ulëta, ku presidenti mori pjesë në ceremoninë fetare si pjesë e përkujtimit të kësaj dite të shenjtë. Dita e Epifanisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, duke pasqyruar traditat dhe ritualet që praktikohen gjerësisht nga besimtarët rusë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news