Politika 2026-04-27 10:10:00 Nga VNA

Berisha pas takimit me këshilltarin e CDU/CSU: Integrimi në BE duhet të bazohet në meritë, akuza për qeverinë dhe call center-at

Ndaje në Whatsapp
Berisha pas takimit me këshilltarin e CDU/CSU: Integrimi në BE duhet

Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi një takim me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagu, ku në fokus ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Berisha tha se gjatë takimit ka ngritur shqetësimin për situatën e rendit dhe lidhjet e pretenduara të qeverisë me krimin dhe drogën, duke theksuar se integrimi duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë.

“Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interes të vendit për BE. Ky duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, që është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë dhe i vetë BE-së”, u shpreh ai.

Berisha tha se një Shqipëri e cilësuar në raporte ndërkombëtare si qendër e operacioneve kriminale përbën rrezik për rajonin.

“Një Shqipëri epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit dhe botës është rrezik real për paqen në rajon dhe më gjerë. Integrimi duhet të jetë një proces i bazuar në meritë”, deklaroi ai, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si “garant dhe udhëheqës kryesor i klaneve të drogës”.

Duke u ndalur te mbështetja ndërkombëtare, Berisha vlerësoi rolin e Bundestagut në ndjekjen e procesit të integrimit të Shqipërisë.

“Bundestagu ka ndjekur në mënyrë serioze dhe dashamirëse procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE. Edhe në kohët e skepticizmit, ka insistuar që procesi të vijojë i bazuar në meritë”, tha ai.

Në vijim, kreu i PD komentoi edhe fenomenin e call center-ave, duke e cilësuar një problem serioz për imazhin e vendit.

“Është e turpshme që Shqipëria po kthehet në një vend nga ku mashtrohen pensionistët europianë, ndërkohë që BE na ka dhënë fonde gjatë gjithë kohës”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se, sipas tij, këto struktura operojnë me mbështetje shtetërore, duke përmendur edhe emra konkretë.

“Çdo javë një vend europian vjen për të arrestuar kriminelë në call center. Sepse të gjithë janë në patronazh nga shteti, nga Olsi Rama, Armand Josifi që i drejton nga Dubai. Po e shndërrojnë Shqipërinë në një gropë të zezë të turpshme të vjedhjes së pensionistëve të atyre vendeve që i kanë dhënë miliarda Shqipërisë”, deklaroi ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news