Politika 2025-09-22 16:30:00 Nga VNA

Albana Koçiu “fik” cigaren politike të zv.ministrit Mahila

Ndaje në Whatsapp
Albana Koçiu “fik” cigaren politike të zv.ministrit

Në ditët e para të marrjes së detyrës, ministrja e Brendshme Albana Koçiu zgjodhi të japë një mesazh të fortë: në këtë ministri nuk falet as tymi i duhanit.

Historia nisi me një qytetar që denoncoi një foto të zv.ministrit Andi Mahila, i cili shfaqej duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur. Një shkelje e vogël, mund të thoshte dikush. Por për ministren Koçiu, ishte një provë e madhe. Dhe vendimi nuk vonoi: ajo propozoi shkarkimin e tij dhe qeveria e miratoi menjëherë.

Kështu, pas katër vitesh në detyrë, Mahila nuk u rrëzua nga skandalet e zakonshme që ndjekin politikën shqiptare – as nga akuzat për korrupsion, as nga tenderat e dyshimtë, as nga lidhjet me botën e krimit. Jo, fundi i tij erdhi nga një cigare. Një moment i shpejtë, një shkrepse, një tym që u kthye në “gabimin fatal”.

Albana Koçiu, përveçse e ashpër në vendim, u kujdes të mbyllte edhe rrethin e transparencës: njoftoi qytetarin denoncues se drejtësia administrative ishte vënë në lëvizje.

Në një vend ku zakonisht ndëshkimi i shpejtë shihet vetëm në fushën e sportit, duket se ministrja e re e Brendshme vendosi ta aplikojë këtë rregull edhe në politikë. Një cigare – një karrierë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news