Politika 2026-03-15 11:09:00 Nga VNA

18-vjetori i tragjedisë së Gërdecit, familjarët e viktimave: Kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
18-vjetori i tragjedisë së Gërdecit, familjarët e viktimave:

Në përvjetorin e 18-të të tragjedisë së Gërdecit, familjarët e viktimave kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku rikujtojnë dhimbjen e humbjes dhe kërkojnë që drejtësia për këtë ngjarje të shkojë deri në fund. Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se kjo datë nuk është vetëm një përkujtim simbolik, por një plagë e përditshme për ta.

"Sot shënohen 18 vite nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar shoqëria shqiptare në kohë paqeje. Për familjet tona kjo nuk është thjesht një datë përkujtimore. Është një kujtesë e përditshme e jetëve të humbura dhe e një drejtësie që ka marrë një rrugë tepër të gjatë për të mbërritur deri këtu”, thuhet në deklaratë.

Familjarët kundërshtojnë pretendimet se procesi gjyqësor që po zhvillohet aktualisht në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është një proces politik, duke theksuar se pengesat ndaj drejtësisë kanë qenë pikërisht të natyrës politike.

"Ndryshe nga sa pretendohet shpesh publikisht nga ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, gjyqi që zhvillohet sot në GJKKO nuk është një proces politik. Përkundrazi, historia e kësaj çështjeje tregon se pengesat ndaj drejtësisë kanë qenë të natyrës politike”, shprehen ata.

Sipas familjarëve, akuza ndaj ish-ministrit është ngritur që në vitin 2009, por për më shumë se një dekadë çështja nuk u gjykua. Ata kujtojnë se procedimi u ndërpre pasi Mediu fitoi mandat deputeti dhe përfitoi nga imuniteti parlamentar. Pas shumë përpjekjesh dhe kërkesash nga familjarët, çështja u rikthye në sistemin e drejtësisë dhe aktualisht po shqyrtohet në GJKKO. Megjithatë, sipas tyre, edhe ky rikthim kërkoi vite të tjera pritjeje për shkak të debateve juridike mbi vlefshmërinë e hapjes së procesit.

Familjarët shprehin gjithashtu shqetësimin për mënyrën si është zhvilluar procesi gjyqësor gjatë tre viteve të fundit.

“Në pothuajse çdo seancë, i pandehuri e përdor sallën e gjyqit jo vetëm për qëndrime juridike, por më shumë për deklarime politike në interes të tij. Gjykata e ka lejuar vazhdimisht këtë praktikë, duke i dhënë kohë të pakufizuar”, thuhet në deklaratë.

Familjarët argumentojnë se në thelb të çështjes qëndron vendimi për të lejuar demontimin e municioneve të kalibrave të mëdhenj pranë zonave të banuara, nga një kompani private që, sipas tyre, nuk kishte teknologjinë e nevojshme dhe nuk ishte nën mbikëqyrje të rreptë nga strukturat e forcave të armatosura.

"Ne nuk kemi thënë kurrë se demontimi nuk duhej bërë. Ajo që kemi thënë gjithmonë është se nuk duhej bërë në mënyrën se si u bë, në kushte të pasigurta, pranë banesave dhe me një organizim që përfundoi me një kosto tragjike në jetë njerëzish”, theksojnë familjarët.

Në fund të deklaratës, ata nënvizojnë se pas 18 vitesh nga tragjedia, procesi për përgjegjësinë ligjore është ende në fillimet e tij.

Video

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Astronautët e misionit Artemis II, ndërsa udhëtojnë drejt Hënës, dërguan një mesazh urimi për Pashkë për njerëzit në Tokë. Ata theksuan se festa është një moment reflektimi, shprese dhe dashurie për njëri-tjetrin. Duke parë Tokën nga hapësira, astronautët thanë se planeti duket edhe më i çmuar dhe se njerëzimi ndan të njëjtën shtëpi.

Penalltitë me Bosnjën, ja momenti kur Donnarummës i vidhet letra me instruksione Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, reagoi me nervozizëm të madh pas humbjes dramatike ndaj Bosnja Hercegovinës në ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, ndërsa tani është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë e shpërthimit të tij. ‘Azzurrët’ arritën të rezistonin me 10 lojtarë dhe ta çonin ndeshjen në penallti pas barazimit 1-1 në Bilino Polje. Pas ndeshjes, ai u pa duke i bërtitur portierit të Bosnjës, Nikola Vasilj, duke e akuzuar për vjedhjen e një flete me shënime të rëndësishme për penalltitë mbi mënyrën e gjuajtjes së lojtarëve kundërshtarë. Megjithatë, më vonë doli në pah se Vasilj nuk kishte asnjë lidhje me incidentin. Fleta ishte marrë nga një djalë 14-vjeçar, Afan Cizmic, lojtar i të rinjve të klubit Çelik Zenica.

Ne vitin e trembëdhjetë u gjet dhe zgjidhja. Duhet të heqim Ramen

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news