Politika 2026-01-02 11:49:00 Nga VNA

–10 gradë propagandë: Dogana Shqiptare dhe Gent Gazheli mes hipokrizisë publike dhe një skandali që kërkon përgjigje

Ndaje në Whatsapp
–10 gradë propagandë: Dogana Shqiptare dhe Gent Gazheli mes

Në kulmin e hipokrizisë dhe gënjeshtrës publike, në një moment kur pritej të paktën përjegjësi institucionale, Dogana Shqiptare ka zgjedhur të dalë përpara opinionit me një postim vetëlavdërues, që tingëllon si fyerje për inteligjencën e publikut.

Sipas postimit zyrtar, “temperaturat shënojnë -10°C në degët doganore në veri dhe juglindje të vendit”, ndërsa punonjësit paraqiten si heronj që shërbejnë “me përkushtim” edhe në natën e ndërrimit të viteve. Mesazhi shoqërohet me foto ku shfaqet drejtori i Doganës Shqiptare, Gentian Gazheli, i veshur në mënyrë luksoze, përballë ekraneve të një dogane që përdoret si sfond propagandistik.

Problemi i parë është faktik dhe i verifikueshëm: në Tiranë, ku janë shkrepur fotot dhe ku shfaqet drejtori Gazheli, nuk ka pasur në asnjë moment temperatura -10 gradë. As afër tyre. Shifra duket më shumë si dekor për status, sesa si realitet meteorologjik.

Por problemi i dytë është shumë më i rëndë dhe shumë më serioz se një gënjeshtër për motin.

Gentian Gazheli është drejtori përgjegjës për një nga episodet më të errëta dhe ende të paqarta të Doganës Shqiptare: zhdukjen e shisheve të verës me vlerë disa milionë euro, të sekuestruara në kuadër të çështjes së Ergys Agasit. Së bashku me prokurorin Bledar Valikaj, punonjës të doganës morën në dorëzim këto shishe, të cilat u lanë pa asnjë mbikëqyrje gjatë gjithë natës dhe më pas u zhdukën në drejtim të paditur, bashkë me Eno Agasin, sot në kërkim nga policia.

Deri më tani, nuk dihet nëse ka apo jo një hetim real për këtë ngjarje, një heshtje që rëndon edhe më shumë mbi institucionin dhe drejtuesit e tij.

Në këtë kontekst, shfaqja publike e Gentian Gazhelit, me tone triumfaliste dhe mesazhe festive, nuk është thjesht e papërshtatshme. Është arrogante dhe provokuese. Një fotografi e ndërtuar si propagandë, në një doganë ku “kalojnë qen e mace”, ku kushtet e vështira vlejnë vetëm për punonjësit e thjeshtë, ndërsa drejtuesit shfaqen të paprekshëm, të ngrohtë dhe të sigurt në pushtetin e tyre.

Dogana Shqiptare dhe drejtori i saj mund ta kishin kursyer këtë shfaqje. Të paktën në ditën e fundit të vitit. Sepse ka momente kur propaganda nuk bind, por zbërthen edhe më shumë një realitet që institucionet përpiqen ta fshehin.

Video

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në fshatin kodrinor Adamuz ka arritur në të paktën 41. Një trup i tjetër u gjet brenda rrënojave të trenit të parë, ndërsa disa trupa të tjerë mbeten të bllokuar. Autoritetet paralajmërojnë se numri përfundimtar i viktimave do të konfirmohet vetëm pas largimit të vagonëve nga shinat. Përplasja ndodhi pranë një vargmali në zonën e ullinjve, ku qasja është e vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të rrugës me një korsi. Sipas ekspertëve, një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë shkaku i daljes nga shinat të trenit që shkonte për në Madrid, duke u përplasur me trenin tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news