Bota 2026-07-19 11:38:03 Nga VNA

Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut në New York, nëse merr pjesë në Asamblenë e OKB-së

Ndaje në Whatsapp
Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut në New York, nëse merr

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se po shqyrton mundësitë ligjore për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, nëse ai udhëton në qytet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se çështja është pjesë e një “diskutimi aktiv” me departamentin ligjor të bashkisë. Ai shtoi se do të veprojë brenda kufijve që i lejon ligji.

“Unë besoj se kryeministri Netanyahu i përket Hagës. Ai është një kriminel lufte i cili po ndiqet penalisht sipas një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Çfarëdo që ligji më lejon të bëj në New York, atë do ta bëjmë”, u shpreh Mamdani.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi në nëntor 2024 një urdhër-arrest ndaj Netanyahut, duke e akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Gaza. Izraeli i ka hedhur poshtë akuzat dhe nuk e njeh juridiksionin e gjykatës.

Megjithatë, çdo përpjekje për zbatimin e këtij urdhri në Shtetet e Bashkuara pritet të përballet me pengesa të mëdha ligjore, pasi SHBA nuk është palë në Statutin e Romës, traktatin mbi të cilin është themeluar Gjykata Ndërkombëtare Penale, dhe nuk e njeh juridiksionin e saj.

Video

Një avion ngarkese Boeing 777-300ER i kompanisë Kalitta Air ka prekur pistën me pjesën e pasme gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Cincinnati/Kentucky Verior. Pas këtij incidenti, mjeti ajror arriti të ngrihej sërish për të bërë një xhiro dhe u ul i sigurt pak më vonë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Klikoni artikullin për të mësuar më shumë detaje rreth manovrës së pilotëve dhe gjendjes së avionit.

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka goditur sot Shkupin, duke shkaktuar kaos dhe dëme të mëdha materiale. Erërat e forta kanë rrëzuar pemë mbi automjete të parkuara në qendër të qytetit, si dhe kanë dëmtuar çati e semaforë. Ndërkoh shumë rrugë kryesore kanë mbetur të bllokuara.

Nis protesta e 52 e qytetarëve. Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Sepse në Londër shteti nuk të pret ta mbarosh ndërtimin pa leje dhe pastaj ta shemb.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news