Sociale 2026-08-11 14:46:01 Nga VNA

Lindjet vijojnë rënien, vetëm 5 qarqe kanë shtesë natyrore

Ndaje në Whatsapp

Lindjet vijojnë rënien, vetëm 5 qarqe kanë shtesë

Shqipëria vijon të përballet me rënien e lindjeve, megjithatë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026 bilanci natyror i popullsisë është rikthyer në territor pozitiv. Të dhënat paraprake të publikuara nga INSTAT tregojnë se nga prilli në qershor u regjistruan 5.083 lindje dhe 4.865 vdekje, duke rezultuar në një shtesë natyrore prej 218 banorësh. Si lindjet ashtu edhe vdekjet kanë shënuar rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përkatësisht me 3% dhe 3,7%.

Edhe pse treguesi i shtesës natyrore është pozitiv, dinamika e lindjeve mbetet shqetësuese. Rënia e numrit të foshnjave të lindura vijon të konfirmojë trendin afatgjatë të plakjes së popullsisë dhe tkurrjes së bazës demografike, një zhvillim që pritet të ketë ndikim në tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe ritmet e rritjes ekonomike në vitet në vijim.

Lindjet vijojnë rënien, vetëm 5 qarqe kanë shtesë

Analiza sipas qarqeve tregon një Shqipëri me dy realitete demografike. Vetëm pesë qarqe regjistruan shtesë natyrore pozitive, ndërsa shtatë qarqe vijojnë të kenë më shumë vdekje sesa lindje. Tirana mbetet motori kryesor i rritjes natyrore të popullsisë, me 1.033 lindje më shumë se vdekje, ndërsa Korça paraqet situatën më të vështirë, me 265 vdekje më shumë sesa lindje.

Kryeqyteti vazhdon të përqendrojë numrin më të madh të lindjeve në vend, me 2.310 foshnja të lindura gjatë tremujorit të dytë, ndërsa Gjirokastra regjistroi vetëm 66 lindje. Megjithatë, edhe Tirana nuk i ka shpëtuar prirjes rënëse, pasi shënoi uljen më të madhe të lindjeve në nivel qarku, me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në kahun tjetër, Dibra rezultoi qarku me rritjen më të lartë të lindjeve, me 14,6%.

Lindjet vijojnë rënien, vetëm 5 qarqe kanë shtesë

Sa i përket vdekjeve, nëntë qarqe raportuan ulje të numrit të rasteve, ndërsa vetëm tre regjistruan rritje. Tirana kishte numrin më të lartë të vdekjeve, me 1.277 raste, ndërsa Kukësi më të ulëtin, me 97 raste. Rritja më e madhe e vdekjeve u regjistrua në Durrës, me 10,4%, ndërsa Kukësi shënoi uljen më të fortë, me 22,4% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Megjithëse rikthimi i shtesës natyrore në vlera pozitive është një sinjal më i mirë se tremujori i parë, të dhënat konfirmojnë se sfida demografike e Shqipërisë mbetet e pandryshuar. Rënia e lindjeve vijon të kufizojë potencialin e rritjes së popullsisë dhe të shtojë presionin mbi ekonominë, në një kohë kur emigracioni dhe plakja e popullsisë vazhdojnë të ndikojnë strukturën demografike të vendit./ekofin.al/

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news