Rajoni 2026-08-08 15:04:18 Nga VNA

Kurti pas goditjes me vezë: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, jam i lumtur ta paguaj

Ndaje në Whatsapp

Kurti pas goditjes me vezë: Nëse ky është çmimi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve në seancën e sotme të Kuvendit, ku u qëllua me vezë nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Në një deklaratë për mediat pas ndërprerjes së seancës, Kurti tha se është i gatshëm ta pranojë edhe këtë situatë nëse ajo i shërben arritjes së një marrëveshjeje politike mes partive.

“Unë nuk ankohem që ata hedhin vezë, unë ankohem që ata s’duan të takohen”, deklaroi Kurti, duke bërë thirrje për uljen e palëve në tryezën e bisedimeve.

Kurti theksoi se nuk dëshiron zgjedhje të reja dhe kërkoi që partitë politike të arrijnë një marrëveshje për formimin e institucioneve.

“Kemi nevojë për takime, për marrëveshje. Duhet të evitojmë zgjedhje të reja. Nuk ia vlen, as për buxhetin, as për shtetin dhe as për popullin, përsëritja e zgjedhjeve”, tha ai.

Sipas Kurtit, përsëritja e zgjedhjeve nuk do të sillte një rezultat të ndryshëm, pasi programet dhe kandidatët do të mbeteshin të njëjtë. Ai u bëri thirrje partive që të shfrytëzojnë kohën në dispozicion për të arritur një marrëveshje politike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news