Trafikimi i opiateve dhe metamfetaminës nëpër Rrugën Ballkanike mbetet një nga burimet më të mëdha të pasurive të paligjshme në botë, duke gjeneruar miliarda dollarë fitime dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e korrupsionit, pasigurinë ekonomike dhe destabilitetin politik të vendeve përgjatë këtij korridori. Një raport i ri i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), i titulluar “Opiatet dhe Metamfetamina: Trafikimi në Rrugën Ballkanike”, zbulon përmasat alarmante të këtij aktiviteti dhe mënyrat se si paratë e fituara nga droga përfundojnë në ekonominë legale përmes pastrimit të sofistikuar të tyre.
Sipas raportit, Rruga Ballkanike vijon të jetë arteria kryesore e trafikimit të drogës nga Afganistani drejt Europës Qendrore dhe Perëndimore. Opiatet, kryesisht heroina dhe opiumi, konsumohen përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, por tregjet kryesore mbeten Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Irani. Paralelisht, metamfetamina, një drogë sintetike që mund të prodhohet në çdo vend, po shfaqet si një kërcënim gjithnjë e më i madh. Sasitë e kapura në Ballkan kanë arritur nivele rekord vitet e fundit, çka ka ngritur dyshime të forta se një pjesë e konsiderueshme e saj ka origjinë nga Afganistani.
Raporti vlerëson se vetëm gjatë periudhës 2019–2022, trafikimi i drogës nëpër Rrugën Ballkanike ka gjeneruar të ardhura të paligjshme që variojnë nga 13.9 deri në 21.4 miliardë dollarë në vit. Nga këto shifra, fitimi i pastër i grupeve kriminale arrin në 10.9 deri 16.9 miliardë dollarë, që përfaqëson rreth 70 për qind të totalit. Opiatet përbëjnë pjesën dërrmuese të këtyre fitimeve, me rreth 90 për qind, ndërsa pjesa tjetër i takon metamfetaminës, e cila po rrit peshën e saj me ritme të shpejta. Ky volum i jashtëzakonshëm parash jo vetëm që tejkalon Prodhimin e Brendshëm Bruto të disa shteteve të rajonit, si Afganistani dhe Maqedonia e Veriut, por është i barabartë edhe me buxhetet shtetërore të shpenzimeve për rendin dhe sigurinë në disa vende të tjera.
Një element shqetësues i theksuar në raport është fakti se një pjesë e madhe e këtyre fitimeve nuk mbetet në vendet ku gjenerohet, por transferohet jashtë kufijve. Llogaritet se 25 deri në 50 për qind e të ardhurave nga trafikimi, me një vlerë rreth 13.7 miliardë dollarë, kalojnë në mënyrë të paligjshme drejt tregjeve të tjera ndërkombëtare. Ky fenomen i njohur si fluks financiar i paligjshëm dëmton rëndë stabilitetin ekonomik, rrit pabarazinë dhe minon sigurinë e vendeve përgjatë kësaj rruge.
Përveç transferimit të parave jashtë shtetit, raporti vë në dukje edhe mënyrat e sofistikuara të pastrimit të fitimeve nga droga. Shuma të mëdha investohen në pasuri të paluajtshme, automjete luksoze dhe asete të tjera me vlerë, duke krijuar një maskë ligjshmërie për kapitalin e gjeneruar nga aktiviteti kriminal. Për të fshehur origjinën e parave, trafikantët përdorin shpesh kompani guackë, kriptovaluta apo sisteme informale financiare si “Hawala”, të cilat e bëjnë edhe më të vështirë gjurmimin e këtyre flukseve nga autoritetet ligjzbatuese.
Ekspertët e UNODC theksojnë se ky fenomen nuk është thjesht një problem kriminal, por një kërcënim i shumëfishtë që prek sigurinë kombëtare, stabilitetin politik, rritjen ekonomike dhe besimin e qytetarëve te institucionet shtetërore. Përballë këtyre zhvillimeve, kërkohet një bashkëpunim i ngushtë rajonal dhe ndërkombëtar për të frenuar trafikimin e drogës dhe për të luftuar më me efikasitet pastrimin e parave. Vetëm përmes koordinimit dhe forcimit të mekanizmave ligjorë, shtetet mund të ulin ndikimin e këtij biznesi miliarda dollarësh që vazhdon të shfrytëzojë dobësitë e Rrugës Ballkanike dhe të shndërrohet në një nga kërcënimet më serioze për stabilitetin e rajonit dhe të Europës.
Trafikimi i drogës në Rrugën Ballkanike, biznes miliarda dollarësh që destabilizon rajonin