
SPAK goditi javën e shkuar grupin kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho i njohur si Rrumi që dyshohet se ka tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumentave qindra hektarë në fshatrat Lalz, Drač, Bizë e Shetaj.
Në dy biseda që vëllai i Rrumit, Vullnet Muça flet me një person të paidentifikuar flet për Kepin e Rodonit, një nga zonat më të lakmuara për ndërtim në bregdetin e Durrësit.
Mes të tjerash thuhet se është dhënë miratimi nga “I gjati”. Për pronat në Kepin e Rodonit, ka patur edhe përplasje të forta fizike në 2023.
Përgjimet në SKY ECC
Në datën 17 dhe 25 dhjetor 2020, Vullneti bisedon me përdoruesin e PIN-it D787B0 lidhur me një tokë me sipërfaqe rreth 500 dy, e ndodhur te Kepi (Kepi i Rodonit), për zhvillimin e të cilës një shok i D787B0- së ka folur me të gjatin dhe ai i ka dhënë miratimin. Kjo bisedë dyshohet se lidhet me bisedën që Vullneti ka zhvilluar me përdoruesin e SkyECC 7104US, në datën 15 Dhjetor 2020.
Data 17 dhjetor 2020.
Vullneti - Si je shoku……. Ti solli certifikatat çuni kujtimit
D787B0 - Mirë jemi shoku, si jeni ju……. Ma nisi çuni me foto dhe kismet javën që vjen do e takoj të gjatin ky miku për një pun tjetër dhe do ja prezantojë…
Vullneti - Ça foto don
D787B0 - Besoj do kemi përgjigje javën që vjen shoku
Vullneti - Atë pjesën e fundit
D787B0 - Mi solli çuni i kujtim……. Atë ke kepi më solli
Vullneti - Po atë mtha të jepja……. Doje tjetër ti.
D787B0 - Atë i kërkova se atë më tha dhe ky miku, të ja propozoj ket tek kepi dhe pastaj flasim për tjetër
Vujineti - Ok me bo atë është super po e ke të qartë ok po se ke shumë të qartë vi ta shpjegoj unë līks
D787B0 - E kam të qartë shok……. Sa dynym janë total
Vullneti - Ok plus minus 500… Shtyje si punë shok se aty bojmë punë dhe ty të respektoj veçantë unë
D787B0 - Pa merak shoku por besoj do na japë dritë jeshile
Data 25 dhjetor 2020
Përdoruesi i SkyECC D787B0, i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga I GJATI dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dylymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira.
D787B0 - Shoku ka fol ky robi me këtë të gjatin dhe i ka dhënë OK … Tani nga java e parë e janarit do na orientojë tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim
Vullneti - Ok shok… Shumë mirë… po këto miqtë e tu e kanë me qef
D787B0 - Duan të hyjnë në pjesë por për këtë flasim shoku
Vullneti - Po ti dil rim shok … Dhe folim ta dimë ça kërkojnë… Rëndësi ka të bëhet duhet miku shoku se leja del…
D787B0 - Ok shoku veç të na japë emrin e arkitektit
Vullneti - Ok shok hajde ti shtymë se është gjynah se janë prona të mira
D787B0 - Se normal ky jep ok dhe na cakton me ke arkitektin që do vet dhe ndoshta na cakton atë emrin turku.
Vullneti - Kam dhe i venë në Durrës për kapanone të lëshin për qera
D787B0 - Shumë mirë
Vullneti - Kam 500 dylim
D787B0 - Ok shoku flasim kur të takojmë.
V E N D O S I :
Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasve D. S. dhe K. S. si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim prone me dashje”, parashikuar nga nenet 237/3, 238/3, 150 dhe 25, të Kodit Penal.
Caktimin e masës sigurimi me karakter shtrëngues ndaj shtetasit D. S., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj të arrestuarit K. S..
Detyrohet i arrestuari K. S. që në zbatim të këtij vendimi gjyqësor të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore të martën e parë të çdo muaji, ora 11:00.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit K. S. nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale apo për ndonjë dënim të dhënë me vendim gjyqësor.
Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.
— U shpall në Tiranë sot më datë 06.10.2025