Kronika 2025-09-04 12:43:00 Nga VNA

Nuk deklaroi fitimet me vlerë 1 mln euro, Policia e Tiranës bllokon spitalin privat Sante Plus

Ndaje në Whatsapp
Nuk deklaroi fitimet me vlerë 1 mln euro, Policia e Tiranës bllokon

Policia e Tiranës bllokoi spitalin privat Sante Plus pasi nuk ka deklaruar fitime me vlerë 1 mln euro. Në pranga përfundoi administrator Edmond Zaja, ndërsa u shpallën në kërkim bashkëaksionerët, shtetasi turk Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Nga hetimet rezultoi se shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, ndërsa në spital punonin shtetas të pasiguruar.

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Bilanci”.

Si rezultat i administrimit disamujor të një informacioni të siguruar në rrugë policore, dokumentohen krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit, të kryera për llogari të një spitali privat në Zog të Zi.

Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se:

-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;

-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;

-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Bllokohet subjekti.

Arrestohet administratori i spitalit privat.

Shpallen në kërkim 2 bashkaksionerët.

Sekuestrohen 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news