Kronika 2026-05-10 18:17:00 Nga VNA

Dhunohet barbarisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Ndaje në Whatsapp
Dhunohet barbarisht ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon

Ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë, është dhunuar barbarisht nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00 në aksin Mamurras–Laç, në zonën e Sanxhakut.

Sipas të dhënave të para, Sokol Toma është goditur me sende të forta, ku i janë thyer këmbët si dhe i është prerë një pjesë e veshit. Agresorët pasi e kanë dhunuar me sende të forta i kanë marrë edhe celularin.

53-vjeçari aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës. Policia ka nisur hetimet, por pa mundur ende të identifikojë autorët apo motivet e ngjarjes.

Video

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news