Kronika 2026-05-11 10:31:00 Nga VNA

Apeli i Tiranës liron protestuesit e arrestuar më 17 prill, ndryshohet masa e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Tiranës liron protestuesit e arrestuar më 17 prill, ndryshohet

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të lirojë protestuesit që u arrestuan gjatë tubimit të opozitës të datës 17 prill.
Ndaj tyre u caktua masa e detyrimit për paraqitje.

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi:
I. Ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe
II. Lirimin e menjëhershëm për:

Klemend Çuçka
Bujar Tusha
Henri Shapllo
Mirvet Toçilla
Sem Bici

Video

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news