Politika 2026-07-14 11:36:00 Nga VNA

Gjiknuri del kundër qeverisë për tokat bujqësore, braktis Komisioni e Ligjeve pas debatit me Manjën

Ndaje në Whatsapp

Gjiknuri del kundër qeverisë për tokat bujqësore, braktis

Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” kanë shkaktuar përplasje të forta në Komisionin për Çështjet Ligjore, ku deputeti socialist Damian Gjiknuri ka bashkuar votat me opozitën kundër projektligjit.

Pika e nxehtë e diskutimit ishte instalimi i impianteve eolike në zonat bujqësore. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ngriti shqetësimin se strukturat masive dhe shpimet për kullat e erës dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme tokën.

Dyshime të ngjashme shfaqi edhe vetë Gjiknuri, i cili votoi kundër nenit të parë të prishmërisë ligjore. Edhe pse përfaqësuesit e institucioneve u përpoqën ta qetësonin komisionin duke pretenduar se këto impiante mund të ngrihen pa baza betoni, Gjiknuri u tregua skeptik: “Një kullë 100 metra e lartë për një park eolik nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”.

Mbledhja u mbyll me tensione të larta kur deputeti Gent Strazimiri kërkoi të vazhdonte me pyetjet, por u ndërpre nga kryetari i komisionit, Ulsi Manja. Ky vendim solli një përplasje të dytë mes Manjës dhe Gjiknurit, që u përmbyll me largimin e këtij të fundit nga salla në shenjë proteste.

Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?

Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri largohen.

Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.

Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.

Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.

Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të iki fare?

Ulsi Manja: Po ik mo.

Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.

Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news