Politika 2026-08-12 22:29:53 Nga VNA

Flakët që po rrethojnë Tiranën zgjojnë Presidentin Begaj, jep porosinë e mençur....

Ndaje në Whatsapp

Flakët që po rrethojnë Tiranën zgjojnë Presidentin

Ndërsa vendi po digjet në çdo cep dhe flakët e zjarreve po i afrohen edhe kryeqytetit, nga Presidenca më në fund ka ardhur një sinjal jete. Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të ndërpresë heshtjen administrative për t’u bërë pjesë e betejës me zjarrin, natyrisht, me armën e tij më të fuqishme: një status në rrjetet sociale.

Me një përkushtim që konkurron vetëm atë të zjarrfikësve në terren, Kreu i Shtetit ka shpërndarë një porosi thellësisht të mençur për popullin. Pasi zbuloi se punonjësit e emergjencave dhe ushtarakët "meritojnë mirënjohjen tonë" sepse po përballen me rrezikun në vijën e parë, Begaj nuk hezitoi të jepte edhe zgjidhjen përfundimtare për krizën: secili prej nesh duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos i vërë flakën vendit.

Deklarata e Presidentit shkon edhe më tej në analizën e tij të hollësishme ligjore, duke zbuluar se keqbërësit që ndezin vatrat "duhet të ndëshkohen sipas ligjit",  një mesazh i fortë ky që pa diskutim do t'i bëjë piromanët të mendohen dy herë para se të marrin shkrepësen.

Në fund, i ulur nën freskinë e kondicionerit presidencial, Begaj i kujtoi me realizëm shqiptarëve se sot vendi ka nevojë për solidaritet dhe përgjegjësi. 

Sepse, siç dihet tashmë, kur natyra digjet dhe infrastruktura dështon, barra më e madhe bie gjithmonë mbi qytetarët që duhet të "bëjnë pjesën e tyre", ndërsa zyrtarët bëjnë pjesën më të vështirë, shkruajnë me solidaritet nga telefoni.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news