Politika 2026-08-12 17:09:27 Nga VNA

Vuçiç kërcënon Kosovën me devijimin e Ibrit, Rama e zhvendos debatin te kritikët në Prishtinë

Ndaje në Whatsapp

Vuçiç kërcënon Kosovën me devijimin e Ibrit, Rama e

Sa herë tensionohen marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, qëndrimi i Tiranës zyrtare përfundon nën kritika nga të dyja palët.

E njëjta situatë u përsërit pas deklaratës së Vuçiçit për devijimin e rrjedhës së lumit Ibër, veprim që do të rrezikonte furnizimin me ujë të Kosovës. Qeveria shqiptare reagoi fillimisht kundër qëndrimit të Serbisë, por më pas debati mori një tjetër drejtim.

Në vend që vëmendja të mbetej te kërcënimi i Beogradit, Rama zgjodhi t’u përgjigjej drejtpërdrejt kritikëve në Prishtinë, të cilët e akuzuan për tradhti ndaj Kosovës. Kryeministri i cilësoi ata si “ushtri troll-ash të turbofolkut nacionalist”.

“Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi, qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal”, deklaroi Rama.

Kritikat ndaj tij u përqendruan veçanërisht te fjalia se “Serbia e humbi Kosovën”. Rama këmbënguli se kjo është një e vërtetë faktike dhe e cilësoi reagimin e përbashkët kundër tij në Beograd dhe Prishtinë si një “kompliment” për diplomacinë shqiptare.

Megjithatë, nga i gjithë ky debat, kërcënimi i Vuçiçit për lumin Ibër kalon në plan të dytë, ndërsa Rama e ktheu debatin në një betejë me kritikët e tij në Prishtinë. Kështu, nga çështja e ujit të Kosovës, diskutimi përfundoi edhe një herë te diplomacia e suksesshme e kryeministrit Rama dhe se sa nuk e kuptojnë shqiptarët e Kosovës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news