Politika 2026-08-08 15:55:14 Nga VNA

Berisha: Rama dhe Balluku janë “hajdutët më të mëdhenj”, PS po mbron aferat korruptive

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Rama dhe Balluku janë “hajdutët më të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar si “hajdutët më të mëdhenj” në vend.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha akuzoi mazhorancën se po përdor shumicën parlamentare për të mbrojtur, sipas tij, afera kriminale dhe korruptive të qeverisë.

“Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër në Evropë dhe botë faktoi se jo vetëm vjedh shqiptarët, por hajdutët e saj, Rama dhe Balluku, janë mbi çdo ligj në këtë vend. Ndaj dhe përdorën 83 mandatet e krimit për të mbrojtur aferat e mëdha të krimit”, deklaroi Berisha.

Sipas kreut të PD-së, një qeveri që mbron atë që ai e cilëson si krim, humbet legjitimitetin dhe duhet të largohet nga pushteti.

Berisha u ndal edhe te drafti i ri i reformës territoriale, përmes të cilit Partia Socialiste ka propozuar shkrirjen e 15 bashkive. Ai e kundërshtoi nismën, duke e cilësuar si një përpjekje për centralizimin e pushtetit dhe duke akuzuar kryeministrin Rama se synon të përshpejtojë largimin e shqiptarëve nga vendi.

“Kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm të banorëve të bashkive të shkurtuara. Edi Rama, me këtë centralizim prej sulltani, kërkon që çdo pushtet ta ketë në pëllëmbë të dorës, kërkon të vazhdojë zbimin e shqiptarëve dhe mbushjen e Shqipërisë me qytetarë të marrë nga Azia”, deklaroi Berisha.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news