Politika 2026-08-11 15:57:29 Nga VNA

Cërriku kundërshton ndarjen territoriale, nis firmosja e peticionit për ruajtjen e bashkisë

Ndaje në Whatsapp

Cërriku kundërshton ndarjen territoriale, nis firmosja e peticionit

Në qytetin e Cërrikut ka nisur firmosja e një peticioni kundër propozimit për riorganizimin e ri territorial.

Banorët kundërshtojnë bashkimin e Cërrikut me Bashkinë Elbasan, duke kërkuar që qyteti të vijojë të funksionojë si bashki më vete.

Sipas organizatorëve, peticioni do t’u përcillet institucioneve vendase, si dhe atyre ndërkombëtare, në kuadër të kundërshtimit të ndarjes së propozuar territoriale.

Në qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste ka propozuar shkrirjen e tre bashkive. Sipas propozimit, Cërriku dhe Belshi do t’i bashkohen Elbasanit, ndërsa Përrenjasi do të bashkohet me Librazhdin.

Propozimet kanë hasur kundërshtime nga qytetarët në disa bashki të qarkut. Ndërkohë, vetë bashkitë kanë nisur zhvillimin e dëgjesave publike me banorët për të diskutuar ndryshimet e propozuara në ndarjen territoriale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news