Politika 2026-08-12 18:43:02 Nga VNA

“Pafytyrësinë po e bëni ju!”/ Plas sherri në PS për shkrirjen e bashkive, Rama përplaset me kryebashkiakët, dy prej tyre braktisin mbledhjen

Ndaje në Whatsapp

“Pafytyrësinë po e bëni ju!”/ Plas sherri në PS

Debate të nxehta dhe braktisje të sallës kanë shoqëruar mbledhjen e fundit politike, ku kryeministri Edi Rama është përplasur me disa prej drejtuesve lokalë të majtë, bashkitë e të cilëve pritet të shkrihen.

Përplasja nisi pasi Arbjan Mazniku paraqiti arsyetimet se pse 15 njësi vendore do të shkrihen. Pas këtij prezantimi, kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, reagoi ashpër duke kërkuar sqarime se përse bashki si Peqini, Roskoveci apo Vau i Dejës nuk u përfshinë në këtë listë, ndonëse sipas tij kanë performancë më të dobët se Poliçani.

Zotkaj e cilësoi reformën territoriale të vitit 2014 si një dështim që shpopulloi fshatrat, duke paralajmëruar se ndryshimet e reja do të sjellin të njëjtin rezultat.

Kjo kritikë nxiti ndërhyrjen e menjëhershme të kryeministrit Rama, i cili iu drejtua me tone të ashpra kryebashkiakut të Poliçanit, duke i thënë se nuk duhej të ishte fare i pranishëm në mbledhje dhe se “me pafytyrësi po digjeshin edhe teserat e partisë”.

Adriatik Zotkaj iu përgjigj duke deklaruar se kishte ardhur me ftesë për të përfaqësuar komunitetin e tij dhe jo për qejf, ndërsa shtoi se “pafytyrësinë po e bëjnë ata që po marrin këto vendime”.

Tensioni në mbledhje u shkallëzua më tej kur kryeministri debatoi edhe me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

Situata përfundoi me braktisjen e takimit. E para që u largua nga salla pas tensioneve ishte Juliana Memaj, e ndjekur menjëherë më pas nga kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Takimi u zhvillua në Kuç të Vlorës, ndërsa ka zgjatur rreth katër orë e 30 minuta.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news