Bota 2025-08-29 16:06:00 Nga VNA

Trump i heq mbrojtjen e Shërbimit Sekret Kamala Harris

Ndaje në Whatsapp
Trump i heq mbrojtjen e Shërbimit Sekret Kamala Harris

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një memorandum zyrtar përmes të cilit ndërpritet mbrojtja speciale e ish-nënpresidentes Kamala Harris nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara. Vendimi i tij përmbys një urdhër të paraardhësit, Joe Biden, i cili, në ditët e fundit të mandatit, kishte zgjeruar mbrojtjen për Harris përtej afatit të parashikuar ligjërisht. Në dokumentin e titulluar “Memorandum për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare”, Trump autorizon ndërprerjen e të gjitha masave të sigurisë që nuk janë të detyruara me ligj, duke theksuar se urdhri hyn në fuqi më 1 shtator 2025.

Sipas ligjit federal amerikan, ish-presidentët gëzojnë mbrojtje të përhershme nga Shërbimi Sekret, ndërsa ish-zëvendëspresidentët kanë të drejtë vetëm për gjashtë muaj mbrojtje pas përfundimit të mandatit. Në rastin e Harris, kjo periudhë përfundoi më 21 korrik 2025. Megjithatë, presidenti Biden kishte urdhëruar fshehtas një zgjatje njëvjeçare të mbrojtjes për ish-zëvendëspresidenten, urdhër që nuk ishte bërë publik deri së fundmi.

Vendimi i Presidentit Trump për të ndërprerë mbrojtjen e Harris u bë publik nga CNN, e cila pa dokumentin zyrtar. Në deklaratën e tij, Trump urdhëron që:

“Ju jeni i autorizuar të ndërprisni çdo procedurë të lidhur me sigurinë që ishte autorizuar më parë nga Memorandumi Ekzekutiv, përtej asaj që kërkohet nga ligji, për individin e mëposhtëm, duke filluar nga 1 shtatori 2025: Ish-nënpresidentja Kamala D. Harris.”

Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret nuk dhanë komente të menjëhershme mbi vendimin. Ndërkohë, këshilltarja e Harris, Kirsten Allen, falënderoi publikisht Shërbimin Sekret për “profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur për sigurinë”.

Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për Harris, e cila po përgatitet të nisë një tur promovues në disa qytete të SHBA-së për librin e saj më të ri, “107 Days”, ku rrëfen fushatën e shkurtër presidenciale. Publikimi i librit pritet më 23 shtator 2025 dhe do ta rikthejë atë në qendër të vëmendjes publike.

Mbrojtja nga Shërbimi Sekret nuk përfshin vetëm praninë fizike të agjentëve 24 orë në ditë, por edhe analiza të vazhdueshme të inteligjencës për kërcënime, monitorim të komunikimeve elektronike dhe mbulim të mediave sociale. Me ndërprerjen e mbrojtjes, këto masa nuk do të jenë më në dispozicion të Harris.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është njoftuar për vendimin e Trump, por zyra e tij nuk ka bërë publike se cilat masa të reja sigurie do të aktivizohen për ish-zëvendëspresidenten. Megjithatë, zëdhënësi i guvernatorit, Bob Salladay, kritikoi ashpër vendimin duke e quajtur atë “të nxitur nga impulse të çrregullta dhe hakmarrje politike”.

Edhe kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, reagoi duke theksuar se lënia e Harris pa mbrojtje e vendos atë në rrezik:

“Ky është një tjetër akt hakmarrjeje pas një liste të gjatë shkarkimesh, revokimesh të autorizimeve të sigurisë dhe vendimesh të tjera të ngjashme. Pres me padurim të punoj me Guvernatorin për të siguruar që ish-nënpresidentja Harris të jetë e sigurt në Los Angeles,” tha Bass për CNN.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news