Bota 2025-12-24 18:43:00 Nga VNA

Si festohen Krishtlindjet!

Ndaje në Whatsapp
Si festohen Krishtlindjet!

Krishtlindjet këtë vit do të celebrohen nga Papa Leo XIV, por traditat e Krishtlindjeve të dashura për vizitorët dhe besimtarët në qendrën e Kishës Katolike mbeten të njëjtat.

Kur fillojnë festimet?

Për katolikët koha e ardhjes (adventit) dhe bashkë me të edhe pritja e lindjes së Krishtit filloi këtë vit më 30 nëntor, me adventin e parë. Megjithatë festimet në Vatikan nisin gjithmonë me ndriçimin zyrtar të pemës së Krishtlindjes dhe zbulimin e grazhdit të Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit, që kësaj radhe u bë më 15 dhjetor.

Nga vjen pema e Krishtlindjes?

Çdo vit një komunitet i kishës katolike i dhuron Vatikanit pemën e Krishtlindjes, gjë që konsiderohet si një nder i veçantë. Këtë herë u zgjodh një bredh nga provinca e Bolzanos në Tirolin e Jugut, i cili është 27 metra e lartë dhe peshon rreth tetë tonë.

Peshkopi Ivo Muser i Bolcano-Bressanone tha në një intervistë në faqen e internetit të qytetit të Vatikanit: "Dëshiroj që adhurimi për ekzistencën, të ngjallet edhe nga pema jonë dhe të nxisë për të reflektuar". Ai u bëri thirrje njerëzve që të jenë të ndërgjegjshëm, të respektueshëm dhe të gatshëm për të pasur "stile jetese të qëndrueshme dhe të thjeshta". A do të ketë sukses kjo porosi me stolisjen e pasur të pemës, me lojën e dritave, që ndryshojnë vazhdimisht përqark?

Pema e Krishtlindjes është 27 metra e lartë dhe peshon rreth tetë tonëPema e Krishtlindjes është 27 metra e lartë dhe peshon rreth tetë tonë

Çdo vit një komunitet i kishës katolike i dhuron Vatikanit pemën e Krishtlindjes, gjë që konsiderohet si një nder i veçantë.Fotografi: Alessandra Tarantino/AP/dpa/picture alliance

Pema vjen për të pestin vit radhazi nga Italia. Nga Gjermania kanë ardhur deri tani katër pemë; në vitin 2028 do të jetë përsëri radha e Gjermanisë. Një pemë nga Deggendorf në Bavarinë e Poshtme do të dërgohet në Vatikan.

Krishtlindja në Vatikan festohet në mënyrë madhështore prej të paktën një gjysmë mijëvjeçari, por në sheshin e Shën Pjetrit pema e krishtlindjeve u vendos që nga viti 1982 gjatë pontifikatit të Papës së Gjon Pali II.

Cili grazhd i Krishtlindjes vjen në Vatikan?

Skena e lindjes së Jezusit vjen nga dioqeza e Nocera Inferiore-Sarno në provincën jugore italiane të Salernos në Kampania. Grazhdi i Krishtlindjes me figura në përmasa reale sjell elemente, që janë tipike për rajonin përreth Nocera. Duke bërë njoftimin peshkopi Giuseppe Giudice tha se kjo është "një mundësi e mrekullueshme për ungjillizimin dhe ripërtëritjen e të gjithë rajonit".

Këtë vit grazhdi me skenën e lindjes së Jezusit vjen nga dioqeza e Nocera Inferiore-Sarno në provincën jugore italiane të Salernos në Kampania.Fotografi: Maria Grazia Picciarella/Middle East Images/picture alliance

Në të njëjtën kohë këtë vit nën kolonat e majta të sheshit të Shën Pjetrit mund të shihet për të tetën herë ekspozita "100 grazhde të Krishtlindjeve në Vatikan”. Aty mund të shihen 132 grazhde me skena të lindjes së Krishtit të krijuara nga artistë nga 23 vende. Ekspozimi i këtij viti bëhet në kuadrin e programit kulturor "Giubileo è Cultura" (përvjetori është kulturë) dhe sipas "Vatican News" synon "të shprehë falënderime për Vitin e Shenjtë që sapo kemi përjetuar".

Çfarë ndodh natën e Krishtlindjeve?

Papa Leo XIV do të drejtojë meshën solemne të mesnatës në orën 22:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit. Natyrisht katedralja do të jetë plot, prandaj ajo i hap dyert që në orën 19:00. Për hyrjen nevojiten bileta, por ato janë falas dhe zakonisht janë shitur që muaj më parë.

Çfarë vjen më pas?

Vizitorëve dhe besimtarëve nuk u nevojiten bileta në ditën e parë të Krishtlindjes, kur Papa jep bekimin solemn "Urbi et Orbi" - "për qytetin dhe botën". Leo XIV do të flasë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit i ndjekur nga dhjetëra-mijëra besimtarë në shesh. Fjala e tij fillon në orën 12:00. Edhe këtu sa më parë aq më mirë, sidomos në këtë Vit të Shenjtë, të shpallur nga Papa Françesku, i cili ndërroi jetë në prill. Viti i shenjtë vazhdon deri në fund të sezonit të Krishtlindjeve

Ditën e Vitit të Ri në orën 17:00 Papa do të mbajë shërbesën e darkës në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku këndohet "Te Deum" në shenjë falënderimi për vitin që shkoi.

Kur përfundojnë festimet?

Me "Meshën e Shenjtë në Solemnitetin e Epifanisë" të drejtuar nga Leo XIV më 6 janar në orën 9:30. Atëherë përfundon edhe Viti i Shenjtë./DW

Video

Kompania SpaceX përfundoi me sukses fluturimin e 13-të testues të raketës super të rëndë Starship. Gjatë misionit, për herë të parë u vendosën në orbitë 20 satelitë Starlink V3, ndërsa anija Starship realizoi me sukses uljen e kontrolluar në Oqeanin Indian. Megjithëse përforcuesi Super Heavy nuk arriti të përfundonte uljen e planifikuar, SpaceX e cilësoi misionin si një test të suksesshëm, duke theksuar se objektivat kryesore të fluturimit u realizuan.

Tajfuni Hongxia goditi jugun e Kinës, duke detyruar evakuimin e më shumë se 800 mijë banorëve. Stuhia preku tokën në provincën Guangdong më 26 korrik, me erëra që arritën shpejtësinë deri në 45 metra në sekondë. Autoritetet mbyllën shkollat, pezulluan pjesërisht transportin publik dhe hapën qendra të përkohshme strehimi për banorët. Tajfuni po lëviz drejt zonave të brendshme të vendit, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve dhe dëmeve të mëtejshme.

Këto janë pamjet e momentit kur forcat speciale RENEA rrethojnë automjetin e Nertil Buzit, në operacionin e zhvilluar nën drejtimin e prokurorit Kristi Jorgji. Videoja është regjistruar menjëherë pasi 35-vjeçari liroi 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, të cilën e mbajti peng për disa orë.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news