Bota 2026-01-17 14:45:00 Nga VNA

Senatorja e Arsimit tërhiqet nga vendimi: Historia e RDG-së mbetet e detyrueshme në gjimnazet e Berlinit

Ndaje në Whatsapp
Senatorja e Arsimit tërhiqet nga vendimi: Historia e RDG-së mbetet e

Historia e Republikës Demokratike Gjermane (RDG) do të vazhdojë të mësohet si lëndë e detyrueshme në ciklin e lartë të gjimnazit në Berlin. Senati i Berlinit ka ndryshuar qëndrim pas reagimeve të forta nga mësuesit e historisë dhe institucionet e kujtesës.

Fillimisht, me planin e ri kornizë për arsimin, ishte parashikuar që nga vera temat e historisë pas vitit 1945 — si ndarja e Gjermanisë, jeta në RDG dhe rënia e Murit të Berlinit — të mos ishin më të detyrueshme për të gjithë nxënësit e gjimnazit. Ato do të trajtoheshin vetëm në një semestër dhe nxënësit mund t’i shmangnin, nëse nuk zgjidhnin historinë në vitet e fundit të shkollës së mesme.Ky propozim shkaktoi kundërshtime të forta. Mësuesit e historisë dhe institucionet e kujtesës theksuan se Berlini ka një përgjegjësi të veçantë historike, pasi lidhet drejtpërdrejt me diktaturën naziste, diktaturën komuniste të RDG-së dhe ndarjen e qytetit.

Pas këtyre reagimeve, senatorja e Arsimit, Katharina Günther-Wünsch (CDU), vendosi të tërhiqet nga ndryshimi i planifikuar. Si rrjedhojë, historia e RDG-së, ndarja gjermane dhe rënia e Murit të Berlinit do të mbeten lëndë të detyrueshme në ciklin e lartë të gjimnazit, përfshirë edhe provimet e maturës.

Video

Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici për videot intime

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news