Bota 2026-05-05 07:51:00 Nga VNA

Përshkallëzim i rrezikshëm në Ngushticën e Hormuzit: SHBA dhe Irani shkëmbejnë akuza, Donald Trump kërcënon me reagim të ashpër

Ndaje në Whatsapp
Përshkallëzim i rrezikshëm në Ngushticën e Hormuzit:

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa raportimet e fundit flasin për incidente të rënda mes forcave amerikane dhe atyre iraniane.

Komanda Qendrore e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se ka “eliminuar gjashtë anije iraniane” që, sipas saj, po ndërhynin në lundrimin komercial në zonë. Nga ana tjetër, autoritetet në Iran i kanë cilësuar këto pretendime si “të pavërteta”, duke i mohuar kategorikisht.

Situata u tensionua më tej pasi Teherani njoftoi se kishte goditur me dy raketa një anije të marinës amerikane për të penguar kalimin e saj në ngushticë. Sipas të njëjtave burime, një anije nga Koreja e Jugut është goditur gjithashtu, ndërsa qeveria në Seul ka nisur hetimet për incidentin.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër, duke paralajmëruar se çdo sulm ndaj një anijeje amerikane do të pasohet me “shkatërrimin” e Iranit.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news