Bota 2025-09-05 12:34:00 Nga VNA

Nxënësi shqiptar godet me thikë mësuesen në Gjermani

Ndaje në Whatsapp
Nxënësi shqiptar godet me thikë mësuesen në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë profesionale në Essen, në rajonin gjerman të Renanisë Veriore-Vestfalisë. Një 18-vjeçar me origjinë nga Kosova ka sulmuar me thikë një mësuese, duke e plagosur rëndë në bark.

Mësuesja u transportua me urgjencë në klinikën universitare të qytetit, ku po i nënshtrohet një operacioni. Ende nuk është e qartë nëse jeta e saj është në rrezik.

Policia ndërhyri menjëherë dhe neutralizoi autorin e sulmit me armë zjarri. Aktualisht, në vendngjarje po zhvillohet një operacion i gjerë sigurie, ndërsa shkolla është mbyllur për të mbrojtur nxënësit dhe stafin.

Hetimet për motivet e ngjarjes vijojnë nën drejtimin e autoriteteve lokale.

Video

“Nuk ta fal!” Blerina Matraku reagon ndaj Adi Hilës: Familja ime është e gjunjëzuar

Protestuesit nuk kursejnë as deputetët e PD, i vihen pas Klevis Balliut: “Ku i ke banorët e Astirit?”

Teksa në Komisionin e Ligjeve pritet të diskutohet reforma e re territoriale, një grup qytetarësh janë mbledhur në protestë përpara Kryesisë së Kuvendit. Ata kundërshtojnë bashkimin e disa bashkive dhe kërkojnë që njësitë e tyre vendore të ruajnë statusin aktual. Në protestë ka banorë nga Selenica, Fushë-Arrëzi, Divjaka dhe bashki të tjera të prekura nga harta e re territoriale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news