Bota 2026-03-30 19:12:00 Nga VNA

Kërcënimi, Trump: Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me Iranin, do t’i hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Ndaje në Whatsapp
Kërcënimi, Trump: Nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Kërcënimi, Trump: Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me Iranin, do t’i hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi të hënën pasdite ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme me një postim në ‘Truth Social’, duke paralajmëruar se SHBA-të mund shkatërrojnë termocentralet, fushat e naftës dhe ishullin Kharg nëse nuk arrihet një marrëveshje shpejt.

Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime me një ‘regjim të ri dhe më të arsyeshëm’ dhe nënvizoi se ndërhyrja do të jetë hakmarrje për ushtarët e SHBA-së që u vranë gjatë periudhës së mëparshme të regjimit iranian.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghai, deklaroi se vendi i tij nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Uashingtonin dhe përshkroi kërkesat amerikane si ‘të tepruara’ dhe ‘jorealiste’.

‘Ajo që është diskutuar janë mesazhe të marra nëpërmjet ndërmjetësve, sipas të cilave SHBA-ja dëshiron të negociojë’, tha Baghai, duke shtuar se Irani ka qenë gjithmonë i qartë për qëndrimin e tij dhe se kërkesat e palës amerikane janë të paarsyeshme.

Video

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

Një incident i pazakontë është regjistruar në Itali, ku një automjet i policisë ka përplasur aksidentalisht një efektiv dhe një person që po ndalohej prej tij. Sipas pamjeve, efektivët e tjerë po mbërrinin për të ndihmuar kolegun gjatë ndalimit të një emigranti afrikan, por automjeti nuk arriti të frenonte në kohë dhe goditi të dy personat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news