Bota 2026-01-17 18:39:00 Nga VNA

Izraeli reagon ashpër ndaj Bordit Ekzekutiv të Gazës shpallur nga Trump, kërkon sqarime nga SHBA

Ndaje në Whatsapp
Izraeli reagon ashpër ndaj Bordit Ekzekutiv të Gazës shpallur nga

Qeveria izraelite ka reaguar me tone të forta pas njoftimit për përbërjen e Bordit Ekzekutiv të Gazës, duke deklaruar se vendimi është marrë pa asnjë koordinim me Izraelin dhe se bie në kundërshtim me politikën e tij zyrtare.

Në një deklaratë zyrtare, Zyra e Kryeministrit bën me dije se çështja është vlerësuar si mjaft serioze, aq sa kryeministri ka udhëzuar Ministrin e Punëve të Jashtme të ndërhyjë drejtpërdrejt në nivelet më të larta diplomatike.

Sipas deklaratës, ministri i Jashtëm është ngarkuar të kontaktojë Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara për të kërkuar shpjegime lidhur me këtë zhvillim. Qeveria izraelite thekson se njoftimi për përbërjen e Bordit Ekzekutiv të Gazës, i cili vepron nën ombrellën e Bordit të Paqes, është bërë pa konsultim me Izraelin dhe përbën një veprim që nuk përputhet me qëndrimet dhe politikat e tij.

“Njoftimi për përbërjen e Bordit Ekzekutiv të Gazës nuk është koordinuar me Izraelin dhe është në kundërshtim me politikën e tij. Kryeministri ka udhëzuar Ministrin e Punëve të Jashtme të kontaktojë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për këtë çështje”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Video

Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici për videot intime

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news