Bota 2025-09-05 15:50:00 Nga VNA

Akademiku i njohur palestinez vdes nga uria në Gaza/ Kishte humbur 26 anëtarë të familjes

Ndaje në Whatsapp
Akademiku i njohur palestinez vdes nga uria në Gaza/ Kishte humbur 26

Një tjetër viktimë e urisë në Gaza është regjistruar këtë javë. Mediat lokale raportojnë se ka ndërruar jetë akademiku, shkrimtari dhe poeti palestinez Omar Harb, i cili ishte gjithashtu lektor universitar. Sipas burimeve, ai vdiq si pasojë e kequshqyerjes së rëndë, e shkaktuar nga bllokada disa mujore izraelite që ka paralizuar dhe gjunjëzuar enklavën palestineze.

Shëndeti i Harbit ishte përkeqësuar dukshëm gjatë javëve të fundit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për Al Jazeera, ai kishte rrëfyer se përpara fillimit të konfliktit në tetor të vitit 2023 peshonte 120 kilogramë, ndërsa tani kishte mbetur me më pak se 40 kilogramë. Në fjalët e tij prekëse, vetëm tre javë para se të ndërronte jetë, Harb kishte përshkruar vuajtjet e përditshme, duke thënë se i ishte lutur për ushqim, ilaçe dhe ndihmë mjekësore, por nuk kishte marrë asgjë. Ai kishte kërkuar gjithashtu një karrocë për persona me aftësi të kufizuara, të cilën nuk arriti kurrë ta siguronte.

“Kam parë fotografitë e mia para dhe pas luftës dhe mendova: si është e mundur që njeriu të arrijë në këtë gjendje? Nuk e di pse jemi në këtë pikë. Njerëzit po vuajnë, dhe askush nuk i kushton vëmendje kësaj vuajtjeje”, ishte shprehur ai.

Përveç vuajtjes fizike, Harb kishte përjetuar edhe një humbje të rëndë familjare. Gjatë luftës ai kishte humbur 26 anëtarë të familjes, përfshirë bashkëshorten, fëmijët, nipërit dhe mbesat. Ky fakt e kishte rënduar edhe më shumë gjendjen e tij shëndetësore.

Raportet ndërkombëtare bëjnë të ditur se numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me urinë në Gaza është rritur tashmë në 370 persona, shumica prej të cilëve janë fëmijë, gra dhe të moshuar. Sipas të dhënave, kushtet e jetesës në enklavë janë bërë pothuajse të pamundura për shkak të mungesës së ushqimit, ujit të pijshëm dhe ilaçeve.

Edhe pse Omar Harb kishte marrë njoftim se do të evakuohej nga Gaza gjatë muajit të Ramazanit vitin e kaluar, më vonë iu komunikua se emri i tij nuk figuronte në listën e të evakuuarve. Kjo e la atë të bllokuar në një zonë ku uria dhe bombardimet kanë marrë mijëra jetë. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik palestinez dhe ndërkombëtar, duke u bërë simbol i vuajtjeve ekstreme që po përjetojnë banorët e Gazës nën bllokadën izraelite.

Video

“Nuk ta fal!” Blerina Matraku reagon ndaj Adi Hilës: Familja ime është e gjunjëzuar

Protestuesit nuk kursejnë as deputetët e PD, i vihen pas Klevis Balliut: “Ku i ke banorët e Astirit?”

Teksa në Komisionin e Ligjeve pritet të diskutohet reforma e re territoriale, një grup qytetarësh janë mbledhur në protestë përpara Kryesisë së Kuvendit. Ata kundërshtojnë bashkimin e disa bashkive dhe kërkojnë që njësitë e tyre vendore të ruajnë statusin aktual. Në protestë ka banorë nga Selenica, Fushë-Arrëzi, Divjaka dhe bashki të tjera të prekura nga harta e re territoriale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news