Lifestyle 2026-08-05 08:56:11 Nga VNA

Asteroidi i parë me “tre koka”, zbulimi që po habit astronomët

Ndaje në Whatsapp
Asteroidi i parë me “tre koka”, zbulimi që po habit

Një zbulim i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor. Astronomët kanë identifikuar për herë të parë në historinë e vëzhgimeve një asteroid me tre lobe, ose siç po quhet ndryshe, “asteroidi me tre koka”, një objekt që nuk ngjan me asnjë tjetër të njohur deri më sot në Sistemin Diellor. 

Asteroidi, i njohur si (44) Nysa, ndodhet në brezin kryesor të asteroidëve mes Marsit dhe Jupiterit. Ai ishte zbuluar që në vitin 1857, por teknologjia e kohës nuk lejonte të dallohej forma e tij e vërtetë. Vetëm tani, falë vëzhgimeve me Very Large Telescope në Kili dhe Large Binocular Telescope në Arizona, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë strukturën e tij të pazakontë. 

Pamjet tregojnë se Nysa ka një gjerësi rreth 75 kilometra dhe përbëhet nga tre masa të lidhura me dy “qafa” të ngushta, duke krijuar një formë që nuk është vërejtur më parë te asnjë asteroid tjetër. Për këtë arsye, studiuesit besojnë se ai mund të jetë një “contact trinary”, pra tre trupa qiellorë që janë bashkuar me kalimin e miliarda viteve, ose një trup i vetëm me një formë jashtëzakonisht të çrregullt. 

Si të mos mjaftonte kjo, astronomët zbuluan se rreth asteroidit rrotullohet edhe një hënë e vogël, me diametër rreth 1 kilometër, e cila ndodhet afërsisht 170 kilometra larg tij. Ky satelit natyror nuk ishte identifikuar kurrë më parë. 

Sipas studiuesve, zbulimi mund të ndihmojë në kuptimin e mënyrës se si janë formuar asteroidët dhe planetët e brendshëm të Sistemit Diellor, përfshirë edhe Tokën. Përbërja minerale e Nysës mendohet të ruajë materiale shumë të lashta, që datojnë që nga fazat e para të krijimit të Sistemit Diellor, rreth 4.5 miliardë vjet më parë. 

Ky është një nga zbulimet më të pazakonta astronomike të vitit, pasi për herë të parë shkencëtarët po përballen me një objekt që sfidon modelet ekzistuese mbi formimin dhe evolucionin e asteroidëve. 

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news