Kronika 13 June 2025, 10:17 Nga VNA

Dritan Rexhepi nuk dëshmon për rrëmbimin e Jan Prengës, gjykata rrëzon kërkesën për pamjet filmike

Ndaje në Whatsapp
Dritan Rexhepi nuk dëshmon për rrëmbimin e Jan Prengës,

Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në procesin ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të Golden Resort, në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. “Nuk kam se çfarë them”, tha Rexhepi, që është bashkë i pandehur në të njëjtin proces. Rexhepi, bashkë me Gentian Doci Funiqin, akuzohen se urdhëruan rrëmbimin e Jan Prengës pasi vëllai i tij iu kishte vjedhur një sasi të madhe droge që iu përkiste atyre.

Ndërkohë, në vijim të procesit ndaj Bexhdilit, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës. SPAK thotë se trupi u transportua nga një makinë në tjetrën dhe prezent ka qenë Bexhdili. Sipas SPAK, ai është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar gabim pamjet filmike.

Seanca shtyhet për në datë 26 qershor.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme