Bota 25 June 2025, 19:34 Nga VNA

Donald Trump: Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Ndaje në Whatsapp
Donald Trump: Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më parë.

“Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte...”, tha Trump në një konferencë për mediat të mërkurën, në përfundim të Samitit të NATO-s, teksa listonte numrin e konflikteve që kishte ndalur në javët e fundit.

Ai lavdëroi veten dhe administratën e tij për punën e mirë që kanë bërë në javët e fundit për të siguruar paqen në botë. Sepse në javët e fundit zgjidhëm çështjen e Indisë dhe Pakistanit, Kosovës e Serbisë, mendoj të premten do të vijnë Kongo dhe Ruanda, një luftë e tmerrshme, ku priteshin kokat gjithandej në Afrikë”, tha Trump.

Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera lidhur me atë që po ndodhte mes Kosovës e Serbisë, por disa ditë më parë, Trump u shpreh se paraardhësi i tij, Joe Biden, “e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë” mes dy vendeve, me disa vendime të cilat ai i quajti “shumë të marra”, por paralajmëroi se “do ta rregullonte këtë punë”.

Trump tha më tej se në mandatin e tij të parë, ai ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, situata mes dy vendeve ishte përshkallëzuar me intensitet të madh. “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në luftë”, shkroi Trump. “Unë e ndala. Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra, por unë do ta rregulloj, përsëri!”, tha ai më tej.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme