Sociale 12 October 2024, 17:10 Nga VNA

Denoncimi/ Liqeni i Tiranës i ndotur nga baktere  helmuese

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi/ Liqeni i Tiranës i ndotur nga baktere  helmuese

  • ‌Skandali i Bashkisë Tiranë, si rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve të saj nga derdhja e fekaleve të kryeqytetit.
  • ‌Studenti, Shpëtim Vata ka matur nivelin e ndotjes në këtë liqen, bëhet fjalë për një lulëzim të cianobakterit Microcystis aeruginosa, ndër të tjera i njohur si lloj helmues.
  • ‌Këto helme lëshohen në mjedisin ujor gjatë shpërbërjes së qelizës, dhe janë shpesh me pasoja të rënda për botën e gjallë ujore të liqenit, përfshirë këtu dhe shpendët ujorë, kafshët e tjera të steresë, përfshirë dhe njeriun si përdorues i këtyre ujërave.

Nivel i lartë ndotje në ujërat e Liqenit të Tiranës. Madje sipas studimit të Shpëtim Vatës, student  në departamentin e Biologjisë në Universitetin e Tiranës, këto ujëra rezultojnë helmuese, shkak për këtë janë derdhja e ujërave të zeza nga bashkia Tiranë. Denoncimi është bërë nga  Aleko Miho, profesor doktor në Departamentin e Biologjisë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ka ngritur këmbanat e alarmit mbi nivelin e ndotjes në ujërat e Liqenit të Tiranës. Denoncimi i profesorit vjen pas studimit të bërë nga Shpëtim Vata në diplomim e sipër në MSc. Biologji e Mjedisit në Departamentin e Biologjisë, i cili ka bërë një vëzhgim të shpejtë në mikroskop në një mostër nga uji i Liqenit (dt. 9.10.2024). Denoncimi Në këto ditë në sipërfaqen e ujërave të Liqenit të Tiranës vihet re qartë një pelte jeshile algash në shtrirje relativisht të gjërë. Studenti Shpetim Vata në diplomim e sipër në MSc. Biologji e Mjedisit në DEPARTAMENTIN tonë të Biologjisë, bëri një vëzhgim të shpejtë në mikroskop në një mostër nga uji i Liqenit (dt. 9.10.2024). Bëhet fjalë për një lulëzim të cianobakterit Microcystis aeruginosa, ndër të tjera i njohur si lloj helmues. Në formë të tillë të dendur ky lloj është gjetur për herë të parë prej nesh në Liqenin e Tiranës. Këtu po sjellim të dhëna lidhur me këtë dukuri.

Këto lulëzime janë pasojë dhe sinjale të ngarkesës së madhe (ndotjes) me lëndë ushqyese që vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane, por jo vetëm, të cilat grumbullohen në mënyrë të vazhdueshme në këtë Liqen. Mbetet e ngutshme për Bashkia Tiranë Bashkia Tiranë, grumbullimi dhe largimi i shkarkimeve nga Liqeni! Por sidomos mbetet sfidë grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza për gjithë pellgun e Tiranës, si domosdoshmëri për cilësinë e jetës për njeriun dhe për gjithë botën e gjallë.

Më shumë për këtë algë blu të gjelbërt (cianobakter) (https://www.inaturalist.org/guide_taxa/695931)

Microcystis është një gjini cianobakteresh që gjendet rëndom në komunitetin e fitoplanktonit të ujërave të ëmbla. Në liqenet e pasura me lëndë ushqyese (N & P) mund të formojë lulëzime të dendura. Microcystis aeruginosa, është lloji më i zakonshëm, i cili formon shpesh në lulëzime, të cilat ndër të tjera janë edhe me karakter helmues. Lulëzimi i mikrocistis shpesh formohet gjatë motit të ngrohtë dhe të qetë në liqene dhe pellgje me përqendrime relativisht të larta të lëndëve ushqyese (azoti ose fosfor) ose raporte të ulëta të azotit ndaj fosforit (N:P<15).

Qelizat e Microcystis janë sferike ose vezake dhe të vogla (2.5-5 μm). Të zmadhuara në mikroskop ato duken të grimcuara ose me lara dhe kafe të errët për shkak të pranisë së fshikëzave të mbushura me gaz në qelizë. Qelizat rrethohen me një lëndë jargore, shpesh të tejdukshme, duke formuar koloni të dendura, sferike ose të parregullta.

Ndër të tjera qelizat e mikrocistis mund të prodhojnë anatoksina (toksina nervore), mikrocistina (toksina e mëlçisë), lipopolisakaride (irritues të lëkurës) dhe BMAA (beta-metilamino-L-alaninë; toksina nervore). Këto helme lëshohen në mjedisin ujor gjatë shpërbërjes së qelizës, dhe janë shpesh me pasoja të rënda për botën e gjallë ujore të liqenit, përfshirë këtu dhe shpendët ujorë, kafshët e tjera të steresë, përfshirë dhe njeriun si përdorues i këtyre ujërave.

Ky vrojtim, është i dyti pas lulëzimit të Aphanizomenon flos-aquae në Liqenin e Fierzës, Kukës, në Korrik 2014 (Miho et al., 2014; https://jns.edu.al/wp-content/uploads/2023/08/VROJTIM_FILLESTAR_I_LULEZIMIT_TE_CIANOBAKTERIT_APHANIZOMENON_FLOS_AQUAE_NE_LIQENIN_E_FIERZES_KUKES_MIHO_A_HALLACI_B_PALUSHI_A_SHAHINI_R_202db47477.pdf).

Këto lulëzime ndodhin dhe janë pasojë e pranisë së lëndëve ushqyese me tepricë, veçanërisht fosfateve me origjinë nga shkarkimet e patrajtuara urbane, por jo vetëm edhe me orgjinë bujqësore, blegtorale apo nga shërbimet e tjera. Kjo dukuri harxhon oksigjenin e tretur në ujë duke krijuar kushte anaerobe, dhe për rrjedhojë ngordhjen në masë të kafshëve (p.sh. peshqve) dhe bimëve ujore. Përsëris se mbetet e ngutshme grumbullimi dhe disiplinimi i ujërave të patrajtura, si domosdoshëmri për cilësinë e jetës për njeriun dhe për gjithë botën e gjallë.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme