Lifestyle 12 Dhjetor 2024, 07:57 Nga VNA

Cilët janë disa nga përbërësit toksikë në produktet e pastrimit – Si t’i dalloni ato!

Ndaje në Whatsapp
Cilët janë disa nga përbërësit toksikë në

A e keni menduar ndonjëherë se sa përbërës toksikë fshiheshin në disa nga produktet tuaja të preferuara të pastrimit?

E shumë herë të tjera ne thjeshtë nuk u kushtojmë shumë vëmëndje përbërësve në këto produkte. Por ju duhet të dini se ekziston një përzierje kimikatesh në produktet e pastrimit që janë të dëmshme si për ne ashtu edhe për planetin.

Për t’ju ndihmuar të zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj toksinave, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 14 përbërësit që duhen shmangur në produktet e pastrimit dhe si t’i dalloni ato!

2-Butoksietanol (2-BE)

Ky është një lëng i pangjyrë, i ndezshëm që përdoret si tretës. Tretësit përdoren në produktet e pastrimit sepse mund të largojnë papastërtitë pa shumë përpjekje. Zakonisht gjendet në bojëra dhe veshje dhe është pjesë e një familjeje të “etereve glikol”. Kjo gjendet gjithashtu në produktet e kujdesit personal si bojërat e flokëve, manikyrët e thonjve, heqësit e manikyrit dhe pastruesit e lëkurës!

Cilat produkte pastrimi përmbajnë 2-butoksietanol?

Gjendet në pastruesit e xhamit, pastruesit e njollave të rrobave, pastruesit e qilimave, pastruesit e makinave, pastruesit e yndyrës, të furrës dhe heqësit e ndryshkut. Natyrisht, këta janë përbërës që duhen shmangur në produktet e pastrimit.

Rreziqet e mundshme për shëndetin:

Mund të dëmtojë shëndetin tonë. Rrrugët kryesore të ekspozimit janë kontakti me ajrin e brendshëm të shtëpisë dhe lëkurën. Ky kimikat shpërbëhet më ngadalë në ujë dhe tokë sesa në ajër. Mund të lëvizë nga toka e ndotur dhe të kalojë në ujërat nëntokësore.

Si ta dalloni atë në një etiketë produkti:

Butyl Cellosolve; Etilen glikol, 2-BE

Ngjyrat e katranit të qymyrit

Ato rrjedhin nga petrokimikatet dhe mund të përmbajnë sasi të vogla të metaleve të rënda si kadmiumi, arseniku dhe plumbi. Këto janë ngjyra sintetike që përdoren për të ndryshuar ngjyrën e produktit. Ngjyrat në produktet e pastrimit kontribuojnë në ndotjen e ajrit të brendshëm dhe mund të përthithen përmes lëkurës ose të gëlltiten nga mbetjet e sapunit të mbetura në enë. Jo vetëm që gjenden në produktet e pastrimit, por edhe në kozmetikë si tek boja e flokëve, shampo të prodhuara për të trajtuar psoriasën dhe zbokthin, e madje gjenden edhe në buzëkuq.

Cilat produkte pastrimi përmbajnë ngjyra të katranit të qymyrit?

Sapunë, detergjentë dhe produkte të ndryshme pastrimi.

Rreziqet e mundshme për shëndetin:

Katrani i qymyrit njihet si një përbërës kancerogjen për njerëzit, që do të thotë se ekziston një potencial për të shkaktuar kancer.

Si ta dalloni atë në një etiketë:

Kërkoni për emra të tillë si: FD&C dhe D&C, P-fenilendiaminë, solucione të katranit të qymyrit, nafta, estar dhe benzin B70.

MEA (monoetanolaminë), DEA (dietanolaminë), TEA (trietanolaminë)

Të njohura si etanolaminat, këto janë përbërës të pranishëm tek produktet për kujdesin e lëkurës si shampot, kremrat, kremi kundër diellit dhe produktet e kozmetikës!

Cilat produkte pastrimi përmbajnë MEA, DEA dhe TEA?

Sapuni i enëve, detergjentët e lëngshëm për larjen e rrobave, pastrues furrash, pastrues xhami, pastrues sipërfaqesh të ndryshme dhe pastrues dyshemeje.

Rreziqet e mundshme për shëndetin:

MEA dihet se shkakton astmë në mjediset e vendit të punës. DEA është një irritues i butë i lëkurës dhe syve. Studime të tjera kanë treguar një lidhje midis tumoreve të ndryshme dhe kësaj toksine.

Si ta dalloni atë në një etiketë:

MEA (monoetanolaminë), DEA (dietanolaminë), TEA (trietanolaminë)

Etoksilatet jonilfenol (NPEs)

Etoksilat jonilfenol (NPEs) janë përdorur në disa detergjentë për të rritur efektivitetin e tyre, por këto kimikate janë klasifikuar si substanca toksike.

Cilat produkte pastrimi përmbajnë nonilfenol etoksilat (NPEs)?

Detergjentët për heqjen e njollave, produkte për larjen e makinave, pastruesit për të gjitha qëllimet, pastruesit e tualetit, detergjentë të lëngshëm për larjen e rrobave etj.

Rreziqet e mundshme shëndetësore:

Studimet kanë treguar një lidhje midis qelizave të kancerit të gjirit dhe këtyre toksinave. Gjithashtu është zbuluar se ato dëmtojnë riprodhimin tek peshqit dhe gjallesat e tjera ujore.

Si ta dalloni atë në një etiketë:

Jonilfenol (NP) dhe etoksilate joilfenol (NPEs)

Aromë/Parfum

Këto gjenden pothuajse në çdo produkt që keni në shtëpi si në banjë ashtu edhe në kuzhinë! Aromat mund të vijnë nga natyra, të jenë vajra esencialë ose mund të bëhen në mënyrë sintetike. Vajrat esencialë janë zgjidhja më e mirë, por mbani në mend se ato mund të shkaktojnë alergji te disa njerëz. Më shumë se 3000 kimikate përdoren në përzierjet e aromave. Ato përdoren për të krijuar aromë ose për ta maskuar atë.

Cilat produkte pastrimi përmbajnë aromë apo parfum?

Gjenden tek pothuajse çdo produkt pastrimi ose bukurie që ka një aromë. Detergjentët, zbutësit e rrobave dhe aromatizuesit e ambientit, përmbajnë një sasi të madhe kimikatesh, në disa raste duke përfshirë benzenin dhe formaldehidin që shkaktojnë kancer.

Rreziqet e mundshme shëndetësore:

Ajo janë klasifikuar si shumë toksike për organizmat ujorë, dhe një rrezik për shfaqejen e kancerit tek njeriu.

Si ta dalloni atë në një etiketë:

Parfum/Aromë ose parfum. Ftalat, DEP, DEHP dhe DBP.

Fosfatet

Fosfatet ndihmojnë në zbutjen e ujit duke parandaluar që jonet e magnezit dhe kalciumit të pranishëm në mbeturinat e rubinetit të lidhen me surfaktantët.

Cilat produkte pastrimi përmbajnë fosfate?

Pastruesit e banjove, detergjentët për larjen e rrobave dhe detergjentët për lavastovilje.

Rreziqet e mundshme për shëndetin:

Kur fosfatet hyjnë në sistemet ujore, ato mund të nxisin rritjen e lulëzimit të algave, të cilat mund të rrisin rritjen e barërave të këqija dhe të bëjnë që nivelet e oksigjenit të ulen duke vrarë peshqit dhe gjallesat e tjera ujore. Padyshim një kimikat që duam ta shmangim në produktet e pastrimit.

Si ta dalloni atë në një etiketë:

Tripolifosfat natriumi

SLS dhe SLES

Këta janë surfaktantë që ndihmojnë në heqjen e vajit nga sipërfaqet, ato u japin produkteve tona gjithashtu shkumën me të cilën jemi mësuar aq shumë.

Cilat produkte pastrimi përmbajnë SLS dhe SLES?

Detergjentwt e enwve, detergjentët e lëngshëm për larjen e rrobave etj.

Rreziqet e mundshme për shëndetin:

Studimet kanë zbuluar se SLS dhe SLES janë toksike për jetën ujore. Por ende nuk ka të dhëna reale që tregojnë efektin e tyre në shëndetin e njeriut. Disa studime kanë treguar se në përqendrime prej 1% ekziston mundësia e acarimit të syve dhe lëkurës, si edhe njw rrezik mw i lartw pwr kancer.

Si ta dalloni atë në një etiketë:

Lauril sulfat natriumi, laureth sulfat natriumi, kripë natriumi, laureth sulfate amonium, n-dodecil sulfat natriumi, dodecil sulfat dhe dodecil sulfat natriumi.

Hidroksidi i natriumit (i njohur gjithashtu si soda kaustike)

Hidroksidi i natriumit përdoret për të prodhuar sapunë, pëlhurë prej fije artificiale, letër, ngjyra dhe produkte të naftës.

Cilat produkte pastrimi përmbajnë hidroksid natriumi?

Dezinfektues, pastrues tualeti, pastrues furre dhe pastrues banjosh.

Rreziqet e mundshme për shëndetin:

Studimet kanë treguar se kur njerëzit ekspozohen ndaj këtij përbërësi ata mund të vuajnë nga djegia e syve, lëkurës dhe mushkërive. Dihet se është shumë gërryes dhe ekspozimi afatgjatë mund të çojë në probleme kronike shëndetësore. Në sasi më të mëdha, ai gjithashtu mund të ndryshojë ekuilibrin PH të ujit, duke dëmtuar jetën ujore.

Si ta dalloni atë në një etiketë:

Sode kaustike, hidroksid natriumi.

Triclosan (TSC)

Ky është ndoshta një nga përbërësit mw tw kwqinj toksikë që duhet të shmangni në produktet e pastrimit. Gjendet në shumë produkte pastrimi dhe kujdesi për lëkurën. Është përdorur për herë të parë nga kirurgët falë vetive të tij antibakteriale dhe është një nga produktet më të këqija të pastrimit.

Cilat produkte pastrimi përmbajnë Triclosan?

Dezinfektues enësh, antidjersë, dezinfektues duarsh, detergjentë për larjen e rrobave, madje edhe tek pasta e dhëmbëve.

Pwr tw kërkuar për produkte që janë pa triclosan, shikoni:

  • Pastë dhëmbësh Zero Waste
  • Deodorant Zero Waste
  • Dezinfektues duarsh tërësisht natyral
  • Detergjent ekologjik për larjen e rrobave

Rreziqet e mundshme për shëndetin:

Triclosan ndërhyjë në funksionin e hormoneve, për më tepër, për shkak se është një agjent antimikrobik, ekziston shqetësimi se përdorimi i tij i gjerë në produktet e konsumit po i bwn bakteret mw rezistente ndaj antibiotikëve.

Bashkimi Evropian gjithashtu e klasifikon atë si një irritues për sytë dhe lëkurën. Nuk është aq i mirë as për jetën ujore, studimet kanë treguar se është shumë toksik dhe mund të reagojë në mjedis për të formuar dioksina, të cilat bioakumulohen. /AgroWeb.org

Video

Liqeni i Pogradecit është kthyer sërish në një ndalesë mahnitëse për flamingot, zogjtë elegantë që çdo vit tërheqin vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të zonës. Ky vit shënon numrin më të madh të flamingove të regjistruar ndonjëherë në liqen. Sipas vëzhgimeve të fundit të specialistëve të mjedisit, rreth 80 deri në 90 individë u panë në brigjet e liqenit dy javë më parë, ndërsa aktualisht qëndrojnë rreth 15 zogj. Kjo lëvizje është bërë tashmë një dukuri e zakonshme: flamingot vizitojnë Pogradecin për disa ditë, përpara se të vazhdojnë udhëtimin drejt Lagunës së Nartës dhe asaj të Karavastasë, ku kalojnë muajt e dimrit. Flamingot që vizitojnë Shqipërinë vijnë nga pjesa jugore e Evropës, nga Turqia apo edhe nga veriu i Afrikës. Gjatë migrimit të tyre sezonal, ato ndalojnë në zona të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe detin Adriatik, ku gjenden në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

Forcat amerikane sulmuan një anije në Karaibe që dyshohet se transportonte kokainë, duke vrarë gjashtë persona në bord, njoftoi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sulmi u krye me urdhër të Presidentit Trump ndaj një bande venezueliane të identifikuar si “organizatë terroriste”. Që nga shtatori, SHBA-ja ka kryer dhjetë sulme të tilla kundër anijeve narkotrafikante, me të paktën 43 të vdekur.

E keni parasysh Autoritetin e Konkurrencës? Po, atë institucion që hesht kur një spital privat mban monopol në shëndetësi, apo kur dy kompanitë e vetme celulare formojnë duopol dhe luajnë me çmimet në kurriz të qytetarëve. Drejtuesi i tij, Denar Biba, dje në një komision parlamentar ka kërkuar që Autoriteti të ketë të drejtën të përgjojë telefonatat — si “mënyrën e vetme” për të zbardhur të vërtetat e monopoleve dhe bizneseve.

Një avion pasagjerësh i kompanisë Blue Islands u detyrua të bëjë një ulurje emergjente në aeroportin e Birminghamit pas një defekti teknik. Avioni ATR 72 (G-ISLO) u ul me sukses, pavarësisht erërave të forta deri në 30 mph. Ekipet e emergjencës u vunë në gatishmëri dhe shoqëruan avionin pasi ai devijoi pak nga qendra e pistës. Sipas kompanisë, piloti ndoqi procedurat standarde të sigurisë, ndërsa aeroplani po kontrollohet nga inxhinierët. Pamjet e uljes kanë marrë gati 30 mijë shikime në YouTube, me pilotët që u vlerësuan për profesionalizmin e tyre.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme