Bota 12 Prill 2026, 16:03 Nga VNA

Ukraina dhe Rusia raportojnë për mijëra shkelje të armëpushimit të përkohshëm

Ndaje në Whatsapp
Ukraina dhe Rusia raportojnë për mijëra shkelje të

Ukraina dhe Rusia sërish kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të përkohshëm për Pashkët ortodokse, teksa të dyja palët kanë pretenduar se kanë ndodhur mijëra sulme dhe shkelje të tjera.

Me luftën e Rusisë kundër Ukrainës që është në vitin e pestë dhe me përgatitjet për fushatën luftarake të pranverës, Kievi dhe Moska u pajtuan për një armëpushim 36-orësh gjatë festës më të shenjtë të ortodoksëve. Armëpushimi nisi në mesnatë, më 12 prill.

Të dyja palët raportuan për qindra incidente, disa orë para se armëpushimi të hynte në fuqi, që fillimisht ishte paraparë të zbatohej nga 11 prilli.

Mëngjesin e 12 prillit, ushtria e Ukraine tha se kishte regjistruar pothuajse 2.300 “shkelje”, përfshirë “aktivitete sulmuese të armikut, granatime dhe sulme me dronë”.

Ushtria ukrainase tha se nuk ka pasur sulme me raketa, bomba ajrore apo sulme me dronë kamikazë.

Nuk pati sulme me raketa, bomba ajrore të drejtuara apo sulme me dronë kamikazë, thuhet në një postim të ushtrisë në Facebook.

Në rajonin verior të Sumit, një autoambulancë u godit nga një dron rus gjatë natës, thanë zyrtarët, duke plagosur tre mjekë.

Rusia vazhdimisht ka shënjestruar caqe civile, përfshirë spitalet, autoambulancat, zjarrfikësit gjatë konfliktit.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi Ukraine për gati 2.000 shkelje të armëpushimit gjatë 16 orëve të mëparshme, përfshirë granatime me artileri ose tanke, sulme me dronë dhe “lloje të ndryshme municionesh” të hedhura nga dronët.

Ministria ruse tha se disa civilë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në rajonin kufitar të Kurskut. Ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Një armëpushim i ngjashëm vitin e kaluar gjatë Pashkëve ortodokse po ashtu u përcoll me pretendime për mijëra shkelje.

Teksa lufta po vazhdon, palët kanë mbajtur disa runde bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara. Por, negociatat janë ndërprerë, në kohën kur administrata amerikane është përqendruar në luftën me Iranin dhe Rusia ka shfaqur pak shenja se po tërhiqet nga kërkesat e saj për përfundimin e luftës, që Ukraina i konsideron të papranueshme.

Video

Zsolt Hegedus, kandidat për ministër Shëndetësie nga partia “Tisza”, është bërë viral në rrjetet sociale me kërcimin e tij gjatë festimeve, pasi partia ku bën pjesë i fitoi bindshëm zgjedhjet në Hungari. Kërcimi i tij ka shkaktuar një valë reagimesh dhe komentesh në TikTok.

Çfarë ndodh kur grupi i Përmetit niset për një festival ne Francë…

Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e shkollave pas përmbytjeve të rënda që përfshinë disa pjesë të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët në kryeqytetin Riad, si dhe në rajonin e Al Ahsa, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët.

Hoteli 23-katësh Mandarin Oriental Hotel Miami, dikur një simbol i njohur i horizontit të Majemit, u shemb përmes një shpërthimi të kontrolluar nga kontraktorët në më pak se 20 sekonda.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme