Kronika 13 April 2026, 12:39 Nga VNA

“Frakulla”, SPAK siguron dëshminë e dy të penduarve, zbardhen episode të trafikut të kokainës

Ndaje në Whatsapp

“Frakulla”, SPAK siguron dëshminë e dy të penduarve,

Prokuroria e Posaçme ka mundur të sigurojë dëshminë e dy të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer dhjetëra episode të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të BE-së dhe Shqipërisë. Njëri prej të penduarve është shtetas shqiptar, ndërsa tjetri, sipas burimeve, është shtetas i huaj.

Bëhet fjalë për megaaksionin e SPAK për sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Frakull të Fierit, ku u arrestua ish-kryekomunari Viktor Cervanaku dhe disa shtetas të tjerë. Në atë kohë, në Frakull u zbulua një laborator për përpunimin e kokainës dhe në kërkim u shpall edhe një shtetas kolumbian, i cili do të bënte ndarjen e drogës.

Më vonë, në kuadër të së njëjtës dosje, u zbërthyen edhe dy grupe kriminale dhe, krahas arrestimeve, u shpallën në kërkim disa persona të tjerë. Dy të penduarit i kanë dhënë hetuesve të BKH-së detaje për rrugët e trafikut.

Hetimet e mëtejshme të SPAK pritet të sjellin goditje të grupeve të tjera të narkotrafikut, por edhe sekuestrim të miliona eurove të siguruara nga trafikimi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme