Bota 12 Prill 2026, 16:27 Nga VNA

Rusi, vlerësimi për Putin ka rënë dukshëm

Ndaje në Whatsapp
Rusi, vlerësimi për Putin ka rënë dukshëm

Vladimir Putin, nuk është më aq popullor sa ka qenë dikur.

Mbase, fajtori kryesor është lufta kundër Ukrainës, e cila, pavarësisht premtimeve të Kremlinit për fitore të shpejtë, po vazhdon në vitin e saj të pestë, sepse forcat e Kievit po e sfidojnë fuqishëm Rusinë, e cila ka pësuar humbjen e rreth 1.2 milion ushtarëve: Pra të vrarë dhe të plagosur gjatë kësaj lufte.

Në javët e fundit, një seri sondazhesh të opinionit publik përfshirë dy të kryera nga sondazhistë të lidhur me shtetinkanë vërejtur një rënie të mbështetjes për Putinin.

FOM, klienti kryesor i të cilit është Administrata Presidenciale, një organ i fuqishëm politikbërës brenda Kremlinit, ka regjistruar nivelin më të ulët të besimit publik për Putinin që nga shtatori i vitit 2022.

Rënia e vlerësimeve nuk shfaq ndonjë krizë politike për Kremlinin; Putini mbetet lideri i padiskutueshëm i vendit.

Zyrtarët e Kremlinit mbi të gjitha Administrata Presidenciale kanë kaluar vite duke mbuluar proceset zgjedhore në përpjekje për të krijuar perceptimin se rusët kanë i zgjedhin liderët e tyre në mënyrë të mirëfilltë, në atë që quhet “demokraci e menaxhuar”.

Por, zyrtarët e Kremlinit janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në opinionin publik, thonë ekspertët, dhe ndryshimi i tanishëm po analizohet nga afër brenda administratës nga zyrtarët e ngarkuar me menaxhimin e sistemit politik.

Video

Zsolt Hegedus, kandidat për ministër Shëndetësie nga partia “Tisza”, është bërë viral në rrjetet sociale me kërcimin e tij gjatë festimeve, pasi partia ku bën pjesë i fitoi bindshëm zgjedhjet në Hungari. Kërcimi i tij ka shkaktuar një valë reagimesh dhe komentesh në TikTok.

Çfarë ndodh kur grupi i Përmetit niset për një festival ne Francë…

Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e shkollave pas përmbytjeve të rënda që përfshinë disa pjesë të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët në kryeqytetin Riad, si dhe në rajonin e Al Ahsa, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët.

Hoteli 23-katësh Mandarin Oriental Hotel Miami, dikur një simbol i njohur i horizontit të Majemit, u shemb përmes një shpërthimi të kontrolluar nga kontraktorët në më pak se 20 sekonda.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme