Bota 25 September 2025, 14:16 Nga VNA

Presidentja sllovene me kritika të ashpra në OKB: Bota nuk mund të mbyllë më sytë nga Gaza

Ndaje në Whatsapp
Presidentja sllovene me kritika të ashpra në OKB: Bota nuk mund

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, përdori fjalimin e saj në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, më 23 shtator, për të shprehur një kritikë të fuqishme ndaj mosveprimit global, duke akuzuar fuqitë botërore për bashkëfajësi në mizoritë që po ndodhin dhe duke paralajmëruar se sistemi ndërkombëtar po rrezikon të shembet nën peshën e hipokrizisë dhe interesave vetjake.

Ajo deklaroi se bota nuk mund të vazhdojë të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Gaza.
"Nuk e ndaluam Holokaustin, nuk e ndaluam gjenocidin në Ruandë, nuk e ndaluam gjenocidin në Srebrenicë. Duhet ta ndalojmë gjenocidin në Gaza. Nuk ka më justifikime, asnjë!" – u shpreh Pirc Musar, duke iu bërë thirrje udhëheqësve botërorë që më në fund të zgjedhin anën e duhur të historisë.

Që në fillim të fjalës së saj, presidentja sllovene theksoi se vizioni dhe shpresat që u vendosën mbi krijimin e Kombeve të Bashkuara – si simbol i një epoke të re paqeje dhe bashkëpunimi – nuk janë realizuar, madje, sipas saj, situata është përkeqësuar.

Ajo vuri në shënjestër Këshillin e Sigurimit, duke akuzuar pesë anëtarët e tij të përhershëm për tradhti ndaj rolit të tyre si garantues të paqes. Në vend që të udhëheqin, tha ajo, disa prej tyre ndjekin agjenda të ngushta kombëtare, duke e paralizuar Këshillin dhe duke lënë botën në mëshirë të fatit.

Ligji ndërkombëtar, paralajmëroi Pirc Musar, rrezikon të humbasë kuptimin. Konventat që synojnë të parandalojnë gjenocidin po rrezikojnë të reduktohen në fjalë boshe, ndërsa pavarësia e gjyqtarëve ndërkombëtarë është "nën sulm".

Ajo shkoi edhe më tej, duke kritikuar në mënyrë të tërthortë masat e SHBA-së kundër gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si dhe financimin selektiv të agjencive të OKB-së.
Sipas saj, këto veprime minojnë multilateralizmin:
"Çdo veprim i tillë gërryen mbështetjen për një sistem që nuk është ndërtuar për pak të fuqishmit, por për të mirën e të gjithëve."

Presidentja sllovene akuzoi gjithashtu liderët globalë për dështim ndaj qytetarëve të tyre dhe brezave të ardhshëm. Nëse udhëheqësit mund të ofrojnë vetëm “terrorizëm, konflikte, ndotje, frikë, pabarazi dhe luftë,” ajo paralajmëroi se nuk janë spektatorë pasivë, por “bashkëfajtorë në krimet kundër qytetërimit dhe planetit tonë.”

Megjithatë, fjalimi i saj nuk ishte vetëm kritikë – ai përfshinte edhe propozime konkrete për reformë:

transformim rrënjësor të Këshillit të Sigurimit,
barazi gjinore sistemike që do të duhej të fillonte me zgjedhjen e një gruaje në postin e Sekretares së Përgjithshme të OKB-së,
dhe krijimin e një Forumi Global për të Ardhmen, që do të mbronte multilateralizmin dhe Paktin për të Ardhmen, miratuar vitin e kaluar.
Mesazhi i saj kryesor ishte i qartë dhe konfrontues: fuqitë më të mëdha të botës po i mbyllin sytë ndaj gjenocidit dhe po shkatërrojnë sundimin e ligjit ndërkombëtar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme