Bota 24 September 2025, 21:12 Nga VNA

Tjetër incident ajror i lidhur me Rusinë, avioni i ministres spanjolle pëson dështim të GPS-it gjatë fluturimit mbi Kaliningradin

Ndaje në Whatsapp
Tjetër incident ajror i lidhur me Rusinë, avioni i ministres spanjolle

Një incident serioz ka shkaktuar panik në udhëtimin e Ministres së Mbrojtjes së Spanjës, Margarita Robles, pasi avioni ushtarak me të cilin ajo po udhëtonte pësoi një bllokim të sistemit GPS gjatë fluturimit drejt Lituanisë. Ngjarja ka ngjallur shqetësime të mëdha, duke kujtuar rastin e ngjashëm të ndodhur në fillim të shtatorit me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për një avion ushtarak tip A330, i cili po kalonte pranë enklavës ruse të Kaliningradit në momentin kur ndodhi bllokimi i GPS-it. Ministrja Robles po udhëtonte drejt Lituanisë për një takim zyrtar me homologen e saj lituaneze, Dovile Sakaliene. Në bord, përveç ministres, gjendeshin edhe të afërm të pilotëve spanjollë që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s në krahun lindor të Evropës.

Pavarësisht përpjekjes së dukshme për të prishur sinjalin e navigimit, fluturimi nuk u rrezikua, pasi avioni arriti të merrte koordinatat nga një satelit ushtarak. Sipas gazetës El Mundo, ky ishte një faktor vendimtar që shmangu çdo pasojë të rëndë.

Zyrtarët e mbrojtjes spanjolle theksojnë se incidente të tilla nuk janë të rralla në hapësirën ajrore pranë Kaliningradit, ku shpesh regjistrohen ndërhyrje në sinjalin GPS, si për avionët civilë ashtu edhe për ata ushtarakë. Vetëm gjatë javës së kaluar, forcat ajrore spanjolle raportuan se kishin kapur tetë avionë rusë mbi hapësirën e Detit Baltik, duke shtuar tensionet në rajon. Ky incident i ngjan shumë atij të ndodhur në fillim të shtatorit, kur një avion që transportonte Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, u detyrua të kryente ulje emergjente duke përdorur vetëm harta të printuara, si pasojë e ndërhyrjes së dyshuar nga pala ruse në sistemin GPS.

Në këtë kuadër, Bashkimi Evropian ka njoftuar planin e tij për të vendosur satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës, me synim rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të navigimit dhe mbrojtjen e sigurisë së fluturimeve nga ndërhyrjet e jashtme. Masat e reja pritet të përmirësojnë ndjeshëm aftësitë e zbulimit dhe reagimit në rastet e sabotimeve teknologjike, të cilat tashmë janë bërë një sfidë e vazhdueshme për sigurinë evropiane.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme