Bota 6 Prill 2026, 15:35 Nga VNA

Pas heqjes së naftës falas fermerët do protestojnë, ekspertët: Skema kombëtare nuk mbulon kostot

Ndaje në Whatsapp

Pas heqjes së naftës falas fermerët do protestojnë,

Nga heqja e naftës falas, kundërshtimet për ndryshimin e skemës kombëtare në bujqësi që nuk reflekton nevojat e bujqësisë dhe blegtorisë për zbutje të kostove janë arsyet pse blegtorët në vend po iu rikthehen protestave. Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit (BPQ) ka lajmëruar mbajtjen e protestës ditën e martë para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Protesta është lajmëruar vetëm pak ditë pas miratimit të Skemës Kombëtare 2026 në Bujqësi, ku u vendos heqja e masës së shpërndarjes së naftës falas te fermerët dhe shtoi masën e subvencioneve direkte për fermerët. Pagesa për lopë nga 10 mijë lekë që ishte për një fermë me më pak se 10 lopë u bë në 12 mijë lekë për një fermë me më pak se 5 lopë.

Por eksperti i bujqësisë Ervin Resuli thekson se me ndryshimet në Skemën Kombëtarë blegtoria nuk përfiton më shumë subvencione, por përkundrazi i reduktohen pas heqjes së masës për dhënie të naftës falas.

Resuli gjithashtu thotë se nëse qeveria ishte e vendosur të rishikonte skemën duhet të kishte sjellë masa që ulin koston e prodhimit, duke marrë në konsideratë edhe efektet e krizës së çmimeve nga lufta, që shtrenjtoi jo vetëm naftën, por edhe çmimet e plehrave kimike deri 50%.

Sipas tij kjo skemë nuk mbështet fermerin në ulje kostosh.

“I gjithë sektori i bujqësisë dhe blegtorisë vijon të përballet me:

-Mungesa të politikave zhvillimore

-Skemë jo funksionale për 2026, nuk reflekton nevojat e blegtorëve që iu janë rritur kostot nga kriza e rritjes së çmimeve

-Heqja e skemës së naftas falas

-Rritja e pagesave direkte nuk zbut rritjen e kostove duke marrë parasysh rritjen e çmimeve nga kriza e luftës

Po sa kanë humbur fermerët nga heqja e skemës së naftës?

Skema kombëtare e mbështetjes duhet të ulet koston e prodhimit te blegtori.

Psh. nëse një fermë me 100 krerë lopë, pas ndryshimeve të pagesave, do të përfitojë mesatarisht 150 mijë lekë më shumë, nga ana tjetër do të humbasë 500 mijë lekë që merrte nga nafta falas. Dhe kjo humbje vjen në një periudhë të mbjellash. Sipas një llogarie fermeri me 100 krerë lopë nga skema kombëtare në vlerë humbet 350 mijë lekë”, nënvizon Resuli.

Para ndryshimeve të Skemës Kombëtare, Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbështetje 20 mijë lekë për lopë pa tavan. Pra pavarësisht totalit të krerëve që disponon, një fermer të përfitonte 20 mijë lekë pagesa për krerë. Mësohet se gjatë takimeve mes palëve u arrit dakortësia për vendosjen e një pagesë direkte prej 15 mijë lekë për lopë pa tavan. Por kjo nuk u reflektua në vendim.

Fermerë anëtarë të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit pohojnë se jo vetëm ndihen të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimit dhe negociatave të arritura, por u përballën edhe me një masë që i dëmton akoma më tej në kosto, siç ishte heqja e dhënies së naftës falas.

Ekspertët e bujqësie theksojnë se edhe ligji për kompensimin e TVSH-së 10%, nuk mbështet prodhimin dhe kostot, por detyron vetëm fermerin e pajisur me nipt të çojë produktet në pikat e grumbullimit. Jashtë skemës mbeten fermeri person fizik dhe shpk./Monitor.al/

Pas heqjes së naftës falas fermerët do protestojnë,

Video

Studentët shqiptarë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore marshojnë në Shkup, duke kërkuar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Me pankarta që mesazhojnë “Respekto ligjin për gjuhën” dhe “Stop diskriminimit institucional”, ata bëjnë thirrje për mbështetje nga qytetarët dhe institucionet. Kjo protestë vjen pas firmosjes së një peticioni nga 385 studentë shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në provime.

Nuk mjafton që janë vjedhur miliona euro nga koncensionet në shëndetësi, nuk mjafton që mungesat në medikamente janë katastrofike…por duhet dhe ti poshtërojnë shqiptarët me video propagande. Ç’punë ka Ministria e Shëndetësisë të shfaqë një të moshuar që po kurohet në Spitalin e Fierit sikur po i bën nder? Ky është misioni dhe detyra e spitaleve shtetërore.

Ish-kryeministri Sali Berisha në SPAK për të firmosur para një oficeri të BKH-së për masën detyrim paraqitje. Kreu i PD-së po gjykohet për korrupsion lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Astronautët e misionit Artemis II kanë parë për herë të parë anën e largët të Hënës ndërsa anija kozmike Orion iu afrua maksimalisht satelitit natyror të Tokës, në një moment historik për eksplorimin hapësinor. NASA publikoi imazhe nga dita e katërt e misionit, më 5 prill, ku ekuipazhi arriti të shohë një pamje të rrallë të Toka dhe Hënës njëkohësisht, pak para afrimit më të afërt që ndodhi një ditë më pas. Pamjet e realizuara nga brenda Orionit tregojnë Tokën në një kënd spektakolar, ndërsa një simulim i publikuar nga NASA përmbledh në një video të shkurtër atë që astronautët shohin gjatë fluturimit pranë Hënës. https://www.vna.al/bota/astronautet-e-artemis-ii-shohin-per-here-te-pare-anen-e-larget-te-henes-nas-i22132

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme