Sociale 6 Prill 2026, 16:19 Nga VNA

KLSH zbulon shkeljet në Kadastër, 385 milionë lekë të paarkëtuara nga legalizimet në “Tirana Veri”

Ndaje në Whatsapp

KLSH zbulon shkeljet në Kadastër, 385 milionë lekë të

Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson një sërë problematikash në procesin e legalizimeve dhe administrimin e pronës publike nga Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tirana Veri.

Sipas raportit të auditimit, kjo drejtori ka lëshuar gjithsej 5,771 leje legalizimi për objekte informale, ndërsa 2,629 prej tyre janë dhënë për parcela ndërtimore me sipërfaqe totale 602,019 metra katrorë, me shënimin se kalimi i pronësisë për parcelën do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nga përllogaritjet e bëra sipas çmimeve të tokës të përcaktuara në VKM nr. 89, datë 03.02.2016 për hartën e vlerës së tokës, subjektet përfituese duhej të paguanin në total rreth 1.17 miliardë lekë. Megjithatë, auditimi konstatoi se për parcela me sipërfaqe 198,282 metra katrorë nuk është paguar një vlerë prej 385 milionë lekë, në kundërshtim me ligjin për legalizimet dhe ligjin për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. KLSH i kishte rekomanduar ASHK-së Tirana Veri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, ndjekjen e  procedurave për kalimin e pronësisë dhe arkëtimin e kësaj vlere deri më 30 qershor 2023, por nga verifikimi rezultoi se rekomandimi nuk është zbatuar.

Auditimi ka identifikuar gjithashtu raste të tjera që lidhen me shmangie të detyrimeve financiare dhe administrim joefektiv të pronës publike. KLSH kërkon që drejtoria vendore e ASHK Tirana Veri të vendosë urdhër kufizimi mbi disa pasuri të regjistruara me leje dhe vendime legalizimi, deri në shlyerjen e detyrimeve financiare që në total arrijnë në 15,942,935 lekë, të krijuara nga shmangia e trajtimit të objekteve si ndërtime të dyta.

Po kështu, KLSH rekomandon vendosjen e kufizimit mbi pasuritë e regjistruara në emër të subjektit “F.” sh.a., deri në paraqitjen e dokumentacionit që provon shlyerjen e detyrimit për përdorimin e truallit në pronësi shtetërore për periudhën 2010–2020, në vlerën 4,782,000 lekë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon gjithashtu që ASHK Tirana Veri të ushtrojë kontroll administrativ mbi disa procedura legalizimi dhe të vendosë kufizime mbi pasuritë përkatëse deri në likuidimin e detyrimeve të papaguara.

Raporti thekson edhe problematikën që lidhet me detyrime të papaguara ndaj pushtetit vendor për taksa urbanistike në vlerën totale 51,185,500 lekë, që rrjedhin nga përfitimi i lejeve të ndërtimit nga disa subjekte.

Në përfundim të auditimit, KLSH i ka lënë afat Drejtorisë Vendore të ASHK Tirana Veri që deri më 30 qershor 2026 të marrë masat përkatëse për vendosjen e kufizimeve mbi pasuritë, shlyerjen e detyrimeve financiare dhe plotësimin e dokumentacionit të munguar në procedurat e legalizimit dhe regjistrimit të pronave./ekofin.al/

Video

Studentët shqiptarë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore marshojnë në Shkup, duke kërkuar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Me pankarta që mesazhojnë “Respekto ligjin për gjuhën” dhe “Stop diskriminimit institucional”, ata bëjnë thirrje për mbështetje nga qytetarët dhe institucionet. Kjo protestë vjen pas firmosjes së një peticioni nga 385 studentë shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në provime.

Nuk mjafton që janë vjedhur miliona euro nga koncensionet në shëndetësi, nuk mjafton që mungesat në medikamente janë katastrofike…por duhet dhe ti poshtërojnë shqiptarët me video propagande. Ç’punë ka Ministria e Shëndetësisë të shfaqë një të moshuar që po kurohet në Spitalin e Fierit sikur po i bën nder? Ky është misioni dhe detyra e spitaleve shtetërore.

Ish-kryeministri Sali Berisha në SPAK për të firmosur para një oficeri të BKH-së për masën detyrim paraqitje. Kreu i PD-së po gjykohet për korrupsion lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Astronautët e misionit Artemis II kanë parë për herë të parë anën e largët të Hënës ndërsa anija kozmike Orion iu afrua maksimalisht satelitit natyror të Tokës, në një moment historik për eksplorimin hapësinor. NASA publikoi imazhe nga dita e katërt e misionit, më 5 prill, ku ekuipazhi arriti të shohë një pamje të rrallë të Toka dhe Hënës njëkohësisht, pak para afrimit më të afërt që ndodhi një ditë më pas. Pamjet e realizuara nga brenda Orionit tregojnë Tokën në një kënd spektakolar, ndërsa një simulim i publikuar nga NASA përmbledh në një video të shkurtër atë që astronautët shohin gjatë fluturimit pranë Hënës. https://www.vna.al/bota/astronautet-e-artemis-ii-shohin-per-here-te-pare-anen-e-larget-te-henes-nas-i22132

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme