Bota 6 Prill 2026, 16:14 Nga VNA

Aleatët e Iranit kërcënojnë mbylljen e ngushticës Bab Al-Mandeb, rrezikohet një e katërta e energjisë botërore

Ndaje në Whatsapp

Aleatët e Iranit kërcënojnë mbylljen e ngushticës Bab

Një këshilltar i lartë i liderit suprem iranian ka paralajmëruar se aleatët e Teheranit mund të mbyllin rrugën detare strategjike Bab el-Mandeb Strait, ashtu siç Irani ka bërë efektivisht me Strait of Hormuz.

Deklarata u bë nga Ali Akbar Velayati, ish-ministër i jashtëm i Iranit dhe një figurë me ndikim në establishmentin iranian. Në një mesazh në rrjetin X, ai paralajmëroi se “komanda e bashkuar e frontit të Rezistencës e sheh Bab al-Mandebin njësoj si Hormuzin”.

Sipas tij, nëse Shtëpia e Bardhë përsërit “gabimet e saj të pamenda”, rrjedha e energjisë dhe tregtisë globale mund të ndërpritet shumë shpejt.

Ngushtica Bab al-Mandeb, që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe më pas me Oqeanin Indian, është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për tregtinë e naftës. Nëpër të kalon rreth 5 për qind e furnizimit global me naftë, ndërsa së bashku me ngushticën e Hormuzit përbëjnë një korridor jetik për energjinë botërore.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse të dyja ngushticat do të mbylleshin njëkohësisht, do të bllokohej rreth një e katërta e furnizimit global me naftë dhe gaz, si dhe një pjesë e madhe e tregtisë së Azisë drejt Evropës.

Zona kontrollohet në praktikë nga rebelët Houthis në Jemen, aleatë të Iranit, të cilët më herët kanë treguar se janë në gjendje të godasin anije dhe të ndërpresin trafikun detar në Detin e Kuq.

Analistët paralajmërojnë se një bllokim i Bab al-Mandebit do të krijonte një “skenar makthi” për tregtinë globale, duke përkeqësuar krizën energjetike dhe duke goditur furnizimet drejt Evropës.

Video

Studentët shqiptarë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore marshojnë në Shkup, duke kërkuar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Me pankarta që mesazhojnë “Respekto ligjin për gjuhën” dhe “Stop diskriminimit institucional”, ata bëjnë thirrje për mbështetje nga qytetarët dhe institucionet. Kjo protestë vjen pas firmosjes së një peticioni nga 385 studentë shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në provime.

Nuk mjafton që janë vjedhur miliona euro nga koncensionet në shëndetësi, nuk mjafton që mungesat në medikamente janë katastrofike…por duhet dhe ti poshtërojnë shqiptarët me video propagande. Ç’punë ka Ministria e Shëndetësisë të shfaqë një të moshuar që po kurohet në Spitalin e Fierit sikur po i bën nder? Ky është misioni dhe detyra e spitaleve shtetërore.

Ish-kryeministri Sali Berisha në SPAK për të firmosur para një oficeri të BKH-së për masën detyrim paraqitje. Kreu i PD-së po gjykohet për korrupsion lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Astronautët e misionit Artemis II kanë parë për herë të parë anën e largët të Hënës ndërsa anija kozmike Orion iu afrua maksimalisht satelitit natyror të Tokës, në një moment historik për eksplorimin hapësinor. NASA publikoi imazhe nga dita e katërt e misionit, më 5 prill, ku ekuipazhi arriti të shohë një pamje të rrallë të Toka dhe Hënës njëkohësisht, pak para afrimit më të afërt që ndodhi një ditë më pas. Pamjet e realizuara nga brenda Orionit tregojnë Tokën në një kënd spektakolar, ndërsa një simulim i publikuar nga NASA përmbledh në një video të shkurtër atë që astronautët shohin gjatë fluturimit pranë Hënës. https://www.vna.al/bota/astronautet-e-artemis-ii-shohin-per-here-te-pare-anen-e-larget-te-henes-nas-i22132

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme