Bota 6 Prill 2026, 11:20 Nga VNA

Teherani e quan “ambicioz dhe jologjik” planin amerikan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës

Ndaje në Whatsapp
Teherani e quan “ambicioz dhe jologjik” planin amerikan me 15 pika

Teherani ka reaguar ndaj një plani amerikan me 15 pika për përfundimin e luftës, duke e cilësuar atë “tepër ambicioz, të pazakontë dhe jologjik”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, deklaroi se Irani ka përfunduar kërkesat e tij në lidhje me propozimet e fundit për t’i dhënë fund konfliktit, por se ato do të bëhen publike vetëm në momentin e duhur. Sipas tij, Teherani nuk do t’i nënshtrohet presionit.

Sipas agjencisë shtetërore IRNA, Baghaei tha se pak ditë më parë propozimet janë përcjellë përmes ndërmjetësve dhe se plani amerikan me 15 pika është transmetuar përmes Pakistanit dhe disa vendeve të tjera mike.

Ai theksoi se Irani ka kornizën e vet për negociatat. “Bazuar në interesat dhe vlerësimet tona, kemi hartuar paketën e kërkesave që kemi pasur dhe kemi,” tha Baghaei.

Zëdhënësi i diplomacisë iraniane hodhi poshtë gjithashtu idenë se angazhimi me ndërmjetësit tregon dobësi. Sipas tij, fakti që Republika Islamike e Iranit paraqet shpejt dhe hapur qëndrimet e saj ndaj një plani nuk duhet të konsiderohet si shenjë dorëzimi.

“Që nga momenti kur u ngrit kjo çështje, ne kemi formuluar përgjigjet tona. Kur të jetë e nevojshme, do t’ju informojmë qartë,” përfundoi ai.

Video

Nuk mjafton që janë vjedhur miliona euro nga koncensionet në shëndetësi, nuk mjafton që mungesat në medikamente janë katastrofike…por duhet dhe ti poshtërojnë shqiptarët me video propagande. Ç’punë ka Ministria e Shëndetësisë të shfaqë një të moshuar që po kurohet në Spitalin e Fierit sikur po i bën nder? Ky është misioni dhe detyra e spitaleve shtetërore.

Ish-kryeministri Sali Berisha në SPAK për të firmosur para një oficeri të BKH-së për masën detyrim paraqitje. Kreu i PD-së po gjykohet për korrupsion lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Astronautët e misionit Artemis II kanë parë për herë të parë anën e largët të Hënës ndërsa anija kozmike Orion iu afrua maksimalisht satelitit natyror të Tokës, në një moment historik për eksplorimin hapësinor. NASA publikoi imazhe nga dita e katërt e misionit, më 5 prill, ku ekuipazhi arriti të shohë një pamje të rrallë të Toka dhe Hënës njëkohësisht, pak para afrimit më të afërt që ndodhi një ditë më pas. Pamjet e realizuara nga brenda Orionit tregojnë Tokën në një kënd spektakolar, ndërsa një simulim i publikuar nga NASA përmbledh në një video të shkurtër atë që astronautët shohin gjatë fluturimit pranë Hënës. https://www.vna.al/bota/astronautet-e-artemis-ii-shohin-per-here-te-pare-anen-e-larget-te-henes-nas-i22132

Një histori e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale: një vajzë vetëm 9 vjeç nga SHBA ka habitur publikun me forcën e saj të jashtëzakonshme. Lucy Milgrim, e cila peshon rreth 27 kilogramë, ka arritur të ngrejë plot 82 kg në një garë të zhvilluar në Columbus, duke realizuar një deadlift mbresëlënës dhe duke tejkaluar disa herë peshën e trupit të saj. Momenti u regjistrua gjatë Arnold Sports Festival dhe u përhap me shpejtësi në internet, ku mori miliona shikime dhe reagime entuziaste. Performanca e saj nuk ishte e vetmja arritje: brenda të njëjtit aktivitet, ajo vendosi disa rekorde të rëndësishme në USA Powerlifting, përfshirë squat-in dhe bench press-in, duke u shndërruar në një nga talentet më premtuese në këtë disiplinë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme