Politika 6 April 2026, 12:44 Nga VNA

Jorida Tabaku dhe ekonomia: shumë postime që përsërisin problemet, asnjë propozim për alternativën e saj

Ndaje në Whatsapp

Jorida Tabaku dhe ekonomia: shumë postime që përsërisin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zbuluar edhe një herë, atë që në fakt e dinë të gjithë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh shqetësimin se rritja ekonomike në shifra nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët, një konstatim që për hir të së vërtetës, nuk ka surprizuar askënd që paguan qira apo bën pazarin e muajit.

Tabaku gjithashtu kritikon modelin ekonomik aktual, ku thekson se “rritja është e përqendruar dhe se qytetarët po paguajnë më shumë”. Mme pak fjalë, përsërit një realitet që është diskutuar prej vitesh në çdo tryezë, studio televizive apo kafe lagjeje.

Ajo më tej flet për një ekonomi që “ndërton kulla, por jo mundësi”, për taksa që rëndojnë shtresën e mesme dhe për një sistem ku përfitimet nuk shpërndahen drejt dhe shpreh nevojën që shqipëria ka nevojë për një model tjetër ekonomik.

“Shqiptarët sot po paguajnë dyfish: me taksa më të larta mbi pagën dhe me një kosto jetese gjithnjë e më të lartë. Pra nuk bëhet fjalë për rritje të qëndrueshme por një fasadë që nuk mund të zgjasë dhe nuk i shërben qytetërve! Shqipëria ka nevojë për një model tjetër. Një model që prodhon, që konkurron dhe që e kthen rritjen ekonomike në mirëqenie për çdo qytetar”, shkruan Tabaku.

Problemet janë reale, të njohura dhe që sot qytetarët i jetojnë pa pasur nevojë që t’ua kujtoj deputetja e PD. Ajo që mbetet më pak e qartë është, cili është konkretisht modeli alternativ që propozon opozita? Si ndryshon kjo situatë përtej konstatimeve? Nëse partia e saj nuk ka kohë të merret me këto probleme, pse Tabaku si eksperte nuk harton se si e mendon ajo zgjidhjen?

Sepse në fund të ditës, është e thjesht të bësh një diagnozë të saktë, apo një përshkrim të problemit, por cila është receta?

Dhe ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me të njëjtat sfida, debati publik mbetet aty ku ka qenë, mes kritikave që dihen dhe shërbejnë për statuset e radhës, ndërsa zgjidhjet ende nuk thuhen.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme