
Papa Leoni XIV ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe Irani të rikthehen në bisedime për t’i dhënë fund luftës.
Ai tha se çështja nuk është nëse duhet të ndryshojë apo jo regjimi në Iran, por “çështja duhet të jetë si të promovohen vlerat që ne besojmë, pa vdekjen e kaq shumë të pafajshmëve”.
“Si bari shpirtëror, nuk mund të jem në favor të luftës,” u tha ai gazetarëve në bordin e avionit të tij. “Do të doja të inkurajoja të gjithë të gjejnë përgjigje që vijnë nga një kulturë paqeje dhe jo nga urrejtja dhe përçarja.”
I pyetur nëse dënon ekzekutimet e fundit në Iran, Leoni tha se dënon “të gjitha veprimet e padrejta” dhe përfshiu edhe dënimin me vdekje në këtë qëndrim.
“Unë dënoj marrjen e jetës së njerëzve. Unë dënoj dënimin me vdekje. Besoj se jeta njerëzore duhet respektuar dhe se të gjithë njerëzit, nga ngjizja deri në vdekjen natyrore, duhet të respektohen dhe të mbrohen.”






















